1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«إِنَّ اللهَ لَا يَنْظُرُ إِلَى صُوَرِكُمْ وَأَمْوَالِكُمْ، وَلَكِنْ يَنْظُرُ إِلَى قُلُوبِكُمْ وَأَعْمَالِكُمْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2564

Shpjegimi

Profeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar nuk i shikon trupat dhe pamjet e robërve të Tij, se a janë ato të bukura apo të shëmtuara, a janë të mëdhenj apo të vegjël e a janë të sëmurë a të shëndoshë. Po ashtu nuk shikon në pasuritë e tyre, se a është shumë apo pak. Allahu i Lartmadhëruar nuk i ndëshkon dhe nuk i merr në llogari robërit e Tij për këto çështje dhe dallimet që ata i kanë në to, por Ai i shikon zemrat e tyre: devotshmërinë, bindjen, vërtetësinë dhe sinqeritetin që ndodhet në zemra, pra se a kishte qëllim syefaqësinë e reputacionin, si dhe i shikon veprat e tyre sa i përket të qenit të tyre në rregull apo jo dhe shpërblen për to.

Mësime nga hadithi

  1. Kujdesi për përmirësimin dhe pastrimin e zemrës nga çdo cilësi e përbuzur.
  2. Përmirësimi i zemrës arrihet me sinqeritet, ndërsa përmirësimi i veprës arrihet me pasimin e Profetit ﷺ. Këto dyja (zemra dhe vepra) janë objekt i vëzhgimit dhe marrjes në konsideratë tek Allahu i Lartësuar.
  3. Njeriu nuk duhet të mashtrohet nga pasuria, bukuria ose trupi i tij, apo nga çfarëdo gjëje tjetër nga aspektet e kësaj bote.
  4. Tërheqja e vërejtjes kundër mbështetjes në anën e dukshme pa e përmirësuar anën e brendshme.

Shfaq përkthimet

67 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية