1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”

عَنْ ابْنَ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَصُومُوا، وَإِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَأَفْطِرُوا، فَإِنْ غُمَّ عَلَيْكُمْ فَاقْدُرُوا لَهُ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1900

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi shenjën e hyrjes dhe daljes së muajit Ramazan, duke thënë: "Kur ta shihni hënën e re të Ramazanit, agjëroni, e nëse mes jush dhe saj ka re dhe nuk mund ta shihni, atëherë plotësojeni muajin Shaban tridhjetë ditë. E kur ta shihni hënën e re të Shevalit, prisheni agjërimin. Ndërsa, nëse mes jush dhe saj ka re dhe nuk mund ta shihni, atëherë plotësojeni muajin Ramazan tridhjetë ditë.

Mësime nga hadithi

  1. Mbështetja për ta vërtetuar hyrjen e muajit bëhet mbi shikimin e hënës dhe jo mbi llogaritjet astronomike.
  2. Ibn Mundhiri e përcjell ixhmain (konsensusin) se agjërimi nuk është i obligueshëm nëse hyrja e muajit Ramazan përcaktohet vetëm me llogaritje astronomike dhe jo me shikimin e hënës.
  3. Është obligim të plotësohet muaji Shaban me tridhjetë ditë, nëse retë ose diçka tjetër pengon shikimin e hënës së Ramazanit.
  4. Muaji hënor mund të jetë ose 29-të ditë, ose 30-të ditë.
  5. Është obligim të plotësohet muaji Ramazan me tridhjetë ditë, nëse retë ose diçka tjetër pengon shikimin e hënës së Shevalit.
  6. Ai që ndodhet në një vend ku nuk ka dikë që e përcjell çështjen e muslimanëve sa i përket agjërimit, ose është dikush që e shpërfill këtë, atëherë duhet të kujdeset për këtë gjë dhe ta verifikojë përmes dikujt që e ka konfirmuar këtë përmes shikimit të tij ose përmes shikimit të dikujt, në të cilin ka besim. Atëherë, i tilli, duhet të agjërojë dhe të prishë agjërimin në bazë të asaj që është vërtetuar te ai.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية