1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Vërtet Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe ato të këqija, pastaj i ka sqaruar

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِيمَا يَرْوِي عَنْ رَبِّهِ تَبَارَكَ وَتَعَالَى، قَالَ:
«إنَّ اللهَ كَتَبَ الحَسَنَاتِ وَالسَّيِّئَاتِ، ثُمَّ بَيَّنَ ذَلِكَ، فَمَنْ هَمَّ بِحَسَنَةٍ فَلَمْ يَعْمَلْهَا؛ كَتَبَهَا اللهُ عِنْدَهُ حَسَنَةً كَامِلَةً، وَإِنْ هَمَّ بِهَا فَعَمِلَهَا؛ كَتَبَهَا اللهُ عِنْدَهُ عَشْرَ حَسَنَاتٍ إلَى سَبْعِمِائَةِ ضِعْفٍ إلَى أَضْعَافٍ كَثِيرَةٍ، وَإِنْ هَمَّ بِسَيِّئَةٍ فَلَمْ يَعْمَلْهَا؛ كَتَبَهَا اللهُ عِنْدَهُ حَسَنَةً كَامِلَةً، وَإِنْ هَمَّ بِهَا فَعَمِلَهَا؛ كَتَبَهَا اللهُ سَيِّئَةً وَاحِدَةً».

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë:
“Vërtet Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe ato të këqija, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe.”

Sahih رواه البخاري ومسلم في صحيحيهما بهذه الحروف الأربعون النووية - 37

Shpjegimi

Profeti ﷺ sqaron në këtë hadith se Allahu i caktoi veprat e mira e të këqijat dhe ua sqaroi dy melekëve se si t'i shkruajnë ato:
Kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të mirë, do t'i shënohet një vepër e mirë, edhe nëse nuk e bën, e, nëse e bën, do t'i shënohet dhjetëfish deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Shtimi i shpërblimit është sipas sinqeritetit që është në zemër dhe tejkalimit të dobisë (së asaj vepre te të tjerët) e kështu me radhë.
Dhe kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të keqe, pastaj e lë atë për hir të Allahut, i shënohet një vepër e mirë. E, nëse e lë atë për shkak se ishte i angazhuar, duke mos bërë shkaqet për veprimin e saj, atëherë nuk i shënohet gjë. Ndërkaq, nëse e ka lënë për shkak se nuk ka mundur ta bëjë, atëherë i shënohet nijeti (që e ka pasur për ta bërë), e, nëse e ka bërë, i shënohet një vepër e keqe.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i mëshirës së madhe të Allahut ndaj këtij umeti (populli musiman) sa i përket shumëfishimit të veprave të mira dhe shkrimit të tyre tek Ai dhe mosshumëfishimit të veprave të këqija.
  2. Rëndësia e nijetit (qëllimit) në vepra dhe ndikimi i tyre.
  3. Mirësia, butësia dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar, se, nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو