1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.”

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، يَقُولُ عَامَ الفَتْحِ وَهُوَ بِمَكَّةَ:
«إِنَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ حَرَّمَ بَيْعَ الخَمْرِ، وَالمَيْتَةِ وَالخِنْزِيرِ وَالأَصْنَامِ»، فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ شُحُومَ المَيْتَةِ، فَإِنَّهَا يُطْلَى بِهَا السُّفُنُ، وَيُدْهَنُ بِهَا الجُلُودُ، وَيَسْتَصْبِحُ بِهَا النَّاسُ؟ فَقَالَ: «لاَ، هُوَ حَرَامٌ»، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عِنْدَ ذَلِكَ: «قَاتَلَ اللَّهُ اليَهُودَ إِنَّ اللَّهَ لَمَّا حَرَّمَ شُحُومَهَا جَمَلُوهُ، ثُمَّ بَاعُوهُ، فَأَكَلُوا ثَمَنَهُ».

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në Vitin e Çlirimit, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ në Mekë duke thënë:
“Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.” - O i Dërguari i Allahut, po dhjami i ngordhësirës? Me të lyhen anijet, i lyejmë lëkurat dhe njerëzit e përdorin për ndriçim, - e pyetën disa. - “Jo, ai është i ndaluar”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ dhe vazhdoi: - “Allahu i vraftë hebrenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e ngordhësirave, ata e shkrinë, e shitën dhe e hëngrën fitimin e tij.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2236

Shpjegimi

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë në Vitin e Çlirimit, teksa ishte në Mekë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve." Ata e pyetën: "Po dhjami i ngordhësirës: a lejohet të shitet, për shkak se përdoret për të lyer anijet dhe për të lyer lëkurat e me të njerëzit ndezin kandilat e tyre." Pejgamberi tha: "Jo, shitja e tij është e ndaluar." Pastaj, tha: "Allahu i shkatërroftë e i mallkoftë hebenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e kafshëve, ata e shkrinë, e shitën dhe e hëngrën fitimin."

Mësime nga hadithi

  1. Neveviu ka thënë: "Muslimanët janë pajtuar njëzëri se është e ndaluar shitja e ngordhësirës, alkoolit dhe derrit."
  2. El-Kadi ka thënë: "Mesazhi që përçon ky hadith është se ajo që nuk lejohet të hahet ose të shfrytëzohet, nuk lejohet as të shitet e as të hahet fitimi i saj, si në rastin e dhjamit të përmendur në hadith."
  3. Ibën Haxheri ka thënë: "Konteksti i hadithit tregon qartë fuqinë e interpretimit që i bën shumica, se me frazën: "Jo, ai është i ndaluar" është për qëllim shitja, e jo përfitimi prej saj."
  4. Çdo hile që përdoret për të bërë të lejuar diçka të ndaluar, është e pavlefshme.
  5. Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë thënë se në kuptimin e përgjithshëm të ndalimit të shitjes së kafshëve të ngordhura përfshihet dhe shitja e kufomës së jobesimtarit të vrarë kur jobesimtarët kërkojnë ta blejnë ose të paguajnë në këmbim për të. Në hadith ceket se kur Neufel ibën Abdullah Mahzumiu u vra nga muslimanët në Betejën e Hendekut, jobesimtarët i ofruan Profetit ﷺ dhjetë mijë dërhemë për trupin e tij, por ai nuk ua mori e ua dha atyre (trupin e tij të vdekur)."

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو