1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj a kalimtar.”

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: أَخَذَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِمَنْكِبِي، فَقَالَ:
«كُنْ فِي الدُّنْيَا كَأَنَّكَ غَرِيبٌ أَوْ عَابِرُ سَبِيلٍ»، وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ، يَقُولُ: إِذَا أَمْسَيْتَ فَلاَ تَنْتَظِرِ الصَّبَاحَ، وَإِذَا أَصْبَحْتَ فَلاَ تَنْتَظِرِ المَسَاءَ، وَخُذْ مِنْ صِحَّتِكَ لِمَرَضِكَ، وَمِنْ حَيَاتِكَ لِمَوْتِكَ.

Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ më kapi për supi dhe më tha:
“Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj a kalimtar.” Ndërkaq, Ibën Umeri thoshte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të sëmuresh dhe shfrytëzoje jetën para se të të vijë vdekja.”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 6416

Shpjegimi

Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Profeti ﷺ e kapi për supi - zona ku bashkohen krahu dhe shpatulla - dhe i tha: "Jeto në këtë botë sikur të ishe një i huaj, që ka mbërritur në një vend ku nuk ka as shtëpi ku të strehohet, as njerëz që t’i bëjnë shoqëri. I shkëputur nga familja, fëmijët dhe lidhjet që e shpërqendrojnë nga Krijuesi. Përkundrazi, ji edhe më i shkëputur se i huaji; sikurse kalimtari që është duke kaluar rrugën në kërkim të atdheut të tij. I huaji mund të vendoset dhe të qëndrojë në një vend të huaj, ndryshe nga kalimtari që synon të arrijë në vendin e tij. Kështu, kalimtari nuk e ngarkon veten, nuk ndalon dhe është i përqendruar të mbërrijë në vendin e tij. Andaj ashtu si udhëtari që nuk ka nevojë për më shumë sesa ato gjëra që e ndihmojnë të arrijë në destinacionin e udhëtimit të tij, po ashtu besimtari nuk ka nevojë në këtë dynja për më shumë sesa ato gjëra që e çojnë drejt destinacionit të tij të vërtetë (në botën tjetër, në Xhenet).
Ibën Umeri e zbatoi këtë këshillë dhe thoshte: "Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Llogarite veten mes banorëve të varreve, sepse jeta është e atillë që nuk shpëton nga shëndeti dhe sëmundja. Andaj, shfrytëzo ditët e shëndetit tënd për t'iu përkushtuar adhurimit para se të të zërë sëmundja. Shfrytëzoje rastin të bësh veprat të mira gjatë shëndetit, para se sëmundja të të pengojë t'i kryesh ato. Shfrytëzoje jetën tënde në këtë dynja dhe grumbullo sa të jesh në të, ato gjëra që do të të sjellin dobi pas vdekjes.

Mësime nga hadithi

  1. Bën që mësuesi ta vendosë dorën e tij mbi supin e nxënësit gjatë mësimdhënies, për të krijuar afrimitet dhe për të tërhequr vëmendjen.
  2. Bën të këshillosh dhe të orientosh dikë që nuk e ka kërkuar këtë gjë.
  3. Mësimdhënia e përsosur e Profetit ﷺ me dhënien e shembujve bindës, siç ka thënë: "Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj, apo kalimtar rruge."
  4. Njerëzit dallojnë sa i përket shtegtimit drejt botës tjetër: kalimtari ka një gradë më të lartë në asketizëm (zuhd) sesa i huaji.
  5. Sqarim për shkurtimin e shpresës dhe përgatitjen për vdekjen.
  6. Hadithi nuk dëshmon për braktisjen e kërkimit të rriskut dhe ndalimin e kënaqësive të kësaj bote, por nxit për asketizëm ndaj saj dhe për t'u kënaqur me gjëra të pakta.
  7. Nxitimi drejt veprave të mira para se të mos jesh më në gjendje t’i kryesh ato, sepse sëmundja ose vdekja mund të të pengojnë.
  8. Vlera e Abdullah ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë u ndikua thellësisht nga kjo këshillë e të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  9. Atdheu i besimtarëve është Xheneti, ndaj besimtari është i huaj në këtë botë dhe udhëtar drejt shtëpisë së botës tjetër. Ai nuk e lidh zemrën e tij me asgjë nga vendi i mërgimit, por zemra e tij është e lidhur me atdheun e tij, ku do të kthehet. Qëndrimi i tij në këtë botë është vetëm për të përmbushur nevojat dhe përgatitjet e tij për t'u kthyer në atdheun e tij të vërtetë.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو