1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër tek Allahu në Ditën e Gjykimit, janë ata që imitojnë krijimin e Allahut

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤمنينَ رضي الله عنها قَالَتْ:
دَخَلَ عَلَيَّ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَقَدْ سَتَرْتُ سَهْوَةً لِي بِقِرَامٍ فِيهِ تَمَاثِيلُ، فَلَمَّا رَآهُ هَتَكَهُ وَتَلَوَّنَ وَجْهُهُ وَقَالَ: «يَا عَائِشَةُ، أَشَدُّ النَّاسِ عَذَابًا عِنْدَ اللهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ الَّذِينَ يُضَاهُونَ بِخَلْقِ اللهِ» قَالَتْ عَائِشَةُ: «فَقَطَعْنَاهُ فَجَعَلْنَا مِنْهُ وِسَادَةً أَوْ وِسَادَتَيْنِ».

Nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë:
"Njëherë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) erdhi në dhomën time dhe unë kisha mbuluar një dollap me një pëlhurë në të cilën kishte figura frymorësh. Kur e pa, atij i ndryshoi ngjyra e fytyrës dhe pasi e grisi atë, tha: 'O Aishe, njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër tek Allahu në Ditën e Gjykimit, janë ata që imitojnë krijimin e Allahut.'" Aishja tha: "Ne e premë atë dhe me të bëmë një ose dy jastëkë."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2107

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) hyri në dhomën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe pa që ajo kishte mbuluar një dollap të vogël, ku vendosen sendet, me një pëlhurë në të cilën kishte piktura frymorësh. Nga zemërimi për Allahun, Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i ndryshoi ngjyra e fytyrës, e hoqi pëlhurën dhe tha: "Njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit do të jenë ata që përpiqen të imitojnë Allahun, duke pikturuar krijesat e Allahut." Aisheja tha që e prenë atë pëlhurë dhe me të bënë një ose dy jastëkë.

Mësime nga hadithi

  1. E keqja duhet kritikuar që në çastin e parë që shihet dhe nuk duhet vonuar, me përjashtim kur një gjë e tillë sjell një dëm më të madh.
  2. Dënimi në Ditën e Gjykimit ndryshon sipas madhësisë së mëkatit.
  3. Portretizimi i frymorëve është prej mëkateve të mëdha.
  4. Prej urtësisë së ndalimit të portretizimit të frymorëve është se një gjë e tillë është imitim i krijimit të Allahut të Madhëruar, pa dallim nëse portretizuesi e synon imitimin apo jo.
  5. Sheriati ka treguar kujdes në ruajtjen e pasurisë, duke e lejuar shfrytëzimin e saj pas heqjes së pjesës së ndaluar.
  6. Nuk lejohet portretizimi i frymorëve në mënyrë kategorike edhe nëse bëhet me qëllim për t'i poshtëruar.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية