1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar

عَنْ عَبْدِ اللهِ بنِ مَسْعُودٍ رضي الله عنه قال:
سَأَلْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: أَيُّ الذَّنْبِ أَعْظَمُ عِنْدَ اللهِ؟ قَالَ: «أَنْ تَجْعَلَ لِلهِ نِدًّا وَهُوَ خَلَقَكَ» قُلْتُ: إِنَّ ذَلِكَ لَعَظِيمٌ، قُلْتُ: ثُمَّ أَيُّ؟ قَالَ: «وَأَنْ تَقْتُلَ وَلَدَكَ؛ تَخَافُ أَنْ يَطْعَمَ مَعَكَ» قُلْتُ: ثُمَّ أَيُّ؟ قَالَ: «أَنْ تُزَانِيَ حَلِيلَةَ جَارِكَ».

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
"E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar.” Thashë: "Kjo me të vërtetë që është e madhe. E, pastaj cili?" Më tha: “Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta prapë: "Pastaj cili?" Më tha: “Të bësh kurvëri me gruan e fqinjit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 4477

Shpjegimi

Profeti ﷺ është pyetur për gjynahun më të madh, e në atë rast ka thënë: Gjynahu më i madh është shirku i madh, që nënkupton: t'i bësh Allahut të ngjashëm ose të barabartë në uluhijen (adhurimin), rububijen (zotërimin) ose emrat dhe cilësitë e Tij. Këtë mëkat Allahu i Lartësuar e fal vetëm me pendim dhe nëse kryerësi i tij vdes në këtë gjendje, do të mbetet përgjithmonë në Zjarr. Pastaj vrasja që njeriu ia bën fëmijës së tij nga frika se do të hajë me të, pastaj vrasja e njeriut që është e ndaluar (të vritet), por mëkati i tij zmadhohet nëse i vrari është i afërm me vrasësin, gjithashtu mëkati i tij zmadhohet edhe kur qëllimi i vrasësit është frika se personi i vrarë do të marrë pjesë me të në rrizkun e Allahut. Pastaj, që një njeri të bëjë kurvëri me gruan e fqinjit të tij duke u përpjekur të mashtrojë gruan e fqinjit të tij, në mënyrë që të bëjë kurvëri me të dhe ajo t'i nënshtrohet atij. Kurvëria është e ndaluar, por mëkati i saj rritet nëse ajo me të cilën është kryer ky akt është gruaja e fqinjit, ndaj të cilit feja urdhëron bamirësi, mirësi dhe shoqërim të mirë.

Mësime nga hadithi

  1. Mëkatet dallojnë prej njëri-tjetrit sa i përket peshës së rëndë, ashtu siç dallojnë mes vete veprat e mira sa i përket mirësisë.
  2. Mëkati më i madh është: t'i bësh ortak Allahut të Lartësuar (shirku), pastaj ta vrasësh fëmijën nga frika se do të ushqehet me ty e pastaj të bësh kurvëri me gruan e fqinjit tënd.
  3. Rrizku është në duart e Allahut dhe Ai, i Lartësuari, e ka marrë përsipër furnizimin e krijesave.
  4. E drejta e fqinjit është e madhe dhe dëmtimi i tij është mëkat më i madh sesa dëmtimi i të tjerëve.
  5. Krijuesi është meritori për t'ia kushtuar adhurimin, i Vetmi, i Cili nuk ka ortak.

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية