1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما:
أَنَّ رَجُلًا أَتَى النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَكَلَّمَهُ فِي بَعْضِ الْأَمْرِ، فَقَالَ: مَا شَاءَ اللهُ وَشِئْتَ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَجَعَلْتَنِي لِلَّهِ عَدْلًا؟ قُلْ: مَا شَاءَ اللهُ وَحْدَهُ».

Nga Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet
se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!"

Isnadi hasen Transmetojnë Ibn Maxhe, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut - 10759

Shpjegimi

Një burrë erdhi te Pejgmaberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje të tijën dhe më pas tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!". Mirëpo Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) nuk i pëlqyen këto fjalë dhe e njoftoi atë se bashkimi midis vullnetit të Allahut dhe vullnetit të krijesës është shirk i vogël dhe nuk i lejohet muslimanit që të shprehet në këtë mënyrë. Mandej ai e udhëzoi atë të thoshte fjalët e sakta që janë: "Si të dojë Allahu i Vetëm!" Duke e ndarë Allahun veçmas me vullnetin e Tij dhe duke mos e bashkuar atë me vullnetin e askujt tjetër në asnjë formë.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalohet të thuhet: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Si dhe shprehje të tilla, ku vullneti i njeriut bashkohet me vullnetin e Allahut, sepse një gjë e tillë është shirk i vogël.
  2. Qortimi i së keqes është detyrë.
  3. Pejgamberi i Allahut (paqja qoftë mbi të!) i ka mbrojtur kufijtë e teuhidit dhe i ka mbyllur rrugët e shirkut.
  4. Kur kritikojmë një ligësi është e udhës që palën tjetër ta orientojmë te një alternativë e lejueshme, duke pasuar kështu Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!).
  5. Fjala e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) në këtë hadith: "Si të dojë Allahu i Vetëm!" dhe fjala e tij në hadithin tjetër: "Thuaj: 'Si të dojë Allahu dhe mandej si të duash ti!'" pajtohen me njëra-tjetrën në këtë mënyrë që fjala: "Thuaj: 'Si të dojë Allahu dhe mandej si të duash ti!" është e lejueshme, ndërsa fjala: "Si të dojë Allahu i Vetëm!" është më e mirë.
  6. Lejohet të thuash: "Si të dojë Allahu dhe mandej si të duash ti!" Por, më e mira është të thuhet: "Si të dojë Allahu i Vetëm!".

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية