1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«الْإِيمَانُ بِضْعٌ وَسَبْعُونَ -أَوْ بِضْعٌ وَسِتُّونَ- شُعْبَةً، فَأَفْضَلُهَا قَوْلُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَأَدْنَاهَا إِمَاطَةُ الْأَذَى عَنِ الطَّرِيقِ، وَالْحَيَاءُ شُعْبَةٌ مِنَ الْإِيمَانِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 35

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se imani ka shumë degë dhe virtyte, ku përfshihen veprat, besimet dhe fjalët.
Virtyti më i lartë dhe më i mirë i imanit është të thuash: "La ilahe il-lallah", duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar në përputhje me të, se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet dhe askush tjetër nuk meriton një gjë të tillë.
Më e vogla nga veprat e besimit është të largojmë mënjanë çdo gjë që i dëmton njerëzit në rrugët e tyre.
Pastaj Profeti ﷺ tregoi se turpi është një nga virtytet e imanit dhe është një moral që nxit ta bëjmë atë që është e bukur dhe ta braktisim atë që është e shëmtuar.

Mësime nga hadithi

  1. Besimi ka shkallë, disa prej të cilave janë më të mira se të tjerat.
  2. Besimi është fjalë (me gjuhë), vepër (me gjymtyrë) dhe besim (me zemër).
  3. Turpi ndaj Allahut të Lartësuar nënkupton që Ai të të mos shohë aty ku të ka ndaluar dhe të të mos shohë se mungon aty ku të ka urdhëruar.
  4. Përmendja e numrit nuk nënkupton kufizimin, por, përkundrazi, tregon se veprat e imanit janë të shumta, sepse arabët mund të përmendin një numër të caktuar për diçka dhe nuk synojnë kufizimin e tij.

Shfaq përkthimet

63 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية