1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Thuaj: "La ilahe il-lallah, që të dëshmoj për ty në Ditën e Kiametit

عَنْ ‌أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ:
قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِعَمِّهِ: «قُلْ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، أَشْهَدُ لَكَ بِهَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ»، قَالَ: لَوْلَا أَنْ تُعَيِّرَنِي قُرَيْشٌ، يَقُولُونَ: إِنَّمَا حَمَلَهُ عَلَى ذَلِكَ الْجَزَعُ لَأَقْرَرْتُ بِهَا عَيْنَكَ. فَأَنْزَلَ اللهُ: {إِنَّكَ لا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ } [القصص: 56].

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha xhaxhait të vet: “Thuaj: "La ilahe il-lallah, që të dëshmoj për ty në Ditën e Kiametit.” Ai ia ktheu: "Sikur kurejshët të mos ma llogarisnin për turp, do të ta gëzoja zemrën duke e shqiptuar atë, por ata do të thonë: "Frika ishte ajo që e shtyu të thoshte kështu." - Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” (El Kasas, 56)

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 25

Shpjegimi

Profeti ﷺ i kërkoi xhaxhait të tij, Ebu Talibit, derisa ishte në grahmat e vdekjes, të thoshte: "La ilahe ilallah", që të ndërmjetësonte për të me këtë fjalë në Ditën e Kiametit dhe të dëshmonte se ishte bërë musliman. Ai nuk pranoi ta shqiptonte dëshminë (shehadetin) nga frika se kurejshët do ta shanin dhe do të thoshin: "Ai u bë musliman nga frika e vdekjes dhe për shkak të dobësisë!" Prandaj ai i tha Profetit ﷺ: "Po të mos ishte kjo, do të fusja gëzim në zemrën tënde duke e shqiptuar dëshminë (shehadetin) dhe do ta realizoja dëshirën tënde derisa të kënaqeshe!" Kështu, Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin që tregon se Profeti ﷺ nuk e ka në dorë udhëzimin e suksesit, që dikush të bëhet musliman, por vetëm Allahu i Lartmadhëruar i jep sukses kujt të dojë, ndërsa Profeti ﷺ i udhëzon njerëzit me udhërrëfim, sqarim, përudhje dhe thirrje në rrugën e drejtë.

Mësime nga hadithi

  1. E vërteta nuk braktiset nga frika e asaj që thonë njerëzit.
  2. Profeti ﷺ e ka në dorë udhëzimin e përudhjes dhe tregimit të rrugës, e jo udhëzimin e suksesit.
  3. Është e lejuar që i sëmuri jobesimtar të vizitohet, për ta ftuar në Islam.
  4. Kujdesi që tregonte Profeti ﷺ për të ftuar tek Allahu i Lartësuar, në çdo gjendje dhe në çdo situatë.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو