1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit. Kur të arrish tek ata, thirri të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ:
قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِمُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ، حِينَ بَعَثَهُ إِلَى الْيَمَنِ: «إِنَّكَ سَتَأْتِي قَوْمًا أَهْلَ كِتَابٍ، فَإِذَا جِئْتَهُمْ فَادْعُهُمْ إِلَى أَنْ يَشْهَدُوا أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللهِ، فَإِنْ هُمْ أَطَاعُوا لَكَ بِذَلِكَ، فَأَخْبِرْهُمْ أَنَّ اللهَ قَدْ فَرَضَ عَلَيْهِمْ خَمْسَ صَلَوَاتٍ فِي كُلِّ يَوْمٍ وَلَيْلَةٍ، فَإِنْ هُمْ أَطَاعُوا لَكَ بِذَلِكَ، فَأَخْبِرْهُمْ أَنَّ اللهَ قَدْ فَرَضَ عَلَيْهِمْ صَدَقَةً تُؤْخَذُ مِنْ أَغْنِيَائِهِمْ فَتُرَدُّ عَلَى فُقَرَائِهِمْ، فَإِنْ هُمْ أَطَاعُوا لَكَ بِذَلِكَ، فَإِيَّاكَ وَكَرَائِمَ أَمْوَالِهِمْ، وَاتَّقِ دَعْوَةَ الْمَظْلُومِ، فَإِنَّهُ لَيْسَ بَيْنَهُ وَبَيْنَ اللهِ حِجَابٌ».

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon:
"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin në Jemen, i tha: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit. Kur të arrish tek ata, thirri të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Nëse të binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze brenda ditës e natës. Nëse të binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin, që u merret të pasurve e u jepet të varfërve të tyre. E, nëse të binden, kujdes, mos ua merr pasurinë e çmuar! Ruaju lutjes së atij që i bëhet padrejtësi, sepse mes tij dhe Allahut nuk ka perde!”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1496

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në Jemen, - si thirrës për tek Allahu dhe mësues, - ia sqaroi se do të përballej me një grup të krishterësh, që kështu të ishte i gatshëm për ta dhe të fillojë t'i thërrasë ata fillimisht në gjërat më të rëndësishme e kështu me radhë. Pra, së pari i thërret për ta përmirësuar akiden (besimin), që të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, sepse me këtë futen në Islam. E, nëse i nënshtrohen kësaj, atëherë urdhërohen ta falin namazin, sepse ai është obligimi më i madh pas teuhidit (monoteizmit). Nëse ata e falin namazin, atëherë i urdhëron të pasurit e tyre që ta japin zekatin e pasurisë së tyre për të varfrit e tyre. Më pas ua tërhoqi vërejtjen që të mos ua merrte pasurinë më të çmuar, sepse obligim është ajo e mesmja. Në fund e këshilloi që të shmangë padrejtësinë, respektivisht që të mos lutet kundër tij ndonjë që i është bërë padrejtësi, sepse lutja e tij pranohet.

Mësime nga hadithi

  1. Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut nënkupton veçimin e Allahut me adhurim dhe braktisjen e adhurimit kushtuar dikujt tjetër përveç Tij.
  2. Dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut nënkupton besimin në të, në atë gjë me të cilën ka ardhur dhe pohimi se ai është i Dërguari i fundit i Allahut dërguar te njerëzit.
  3. T'i drejtohesh dijetarit dhe atyre që kanë ngjashmëri me të, nuk është njësoj si t'i drejtohesh injorantit, për këtë arsye, i Dërguari i Allahut ﷺ e paralajmëroi Muadhin duke i thënë: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit."
  4. Rëndësia që muslimani të jetë i vetëdijshëm për fenë e tij, respektivisht të largohet nga dyshimet e atyre që hedhin dyshime, gjë që arrihet duke kërkuar dituri.
  5. Pavlefshmëria e fesë së hebrenjve dhe të krishterëve pas dërgimit të profetit Muhamed ﷺ si i dërguar dhe se ata nuk do të jenë prej atyre që do të shpëtojnë në Ditën e Kijametit, derisa të hyjnë në fenë islame dhe t'i besojnë Profetit ﷺ.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو