1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”

عَنْ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«فِي الجَنَّةِ مِائَةُ دَرَجَةٍ مَا بَيْنَ كُلِّ دَرَجَتَيْنِ كَمَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ، وَالْفِرْدَوْسُ أَعْلاَهَا دَرَجَةً وَمِنْهَا تُفَجَّرُ أَنْهَارُ الجَنَّةِ الأَرْبَعَةُ، وَمِنْ فَوْقِهَا يَكُونُ العَرْشُ، فَإِذَا سَأَلْتُمُ اللَّهَ فَسَلُوهُ الفِرْدَوْسَ».

Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Në Xhenet ka njëqind shkallë; distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej tyre në gradë është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi të është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”

Sahih Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 2531

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se në Xhenetin e botës tjetër ka njëqind shkallë dhe grada. Distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej këtyre xheneteve është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi Firdeus është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin, sepse ai është mbi të gjitha xhenetet e tjera.

Mësime nga hadithi

  1. Banorët e Xhenetit kanë grada të ndryshme në varësi të imanit dhe veprave të tyre të mira.
  2. Inkurajimi për t’i kërkuar Allahut gradën më të lartë, Firdeusin, në Xhenet.
  3. Firdeusi është pjesa më e lartë dhe më e mirë e Xhenetit.
  4. Muslimani duhet të ketë synime të larta, të përpiqet e të kërkojë gradat më të larta dhe më të mira tek Allahu i Lartësuar.
  5. Katër lumenjtë e Xhenetit janë nga uji, qumështi, vera dhe mjalti, të cilët janë përmendur në Kuran në fjalën e Allahut të Lartësuar: "Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar." (Muhamed, 15)

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية