1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مِنْ حُسْنِ إِسْلَامِ المَرْءِ تَرْكُهُ مَا لَا يَعْنِيهِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin."

قال النووي: حديث حسن رواه الترمذي وغيره الأربعون النووية - 12

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se nga përsosmëria e bukurive të Islamit të një muslimani dhe plotësimit të imanit të tij është largimi nga ajo që nuk i përket, që nuk ka të bëjë me të, dhe që nuk i intereson dhe nuk i sjell dobi, qofshin fjalë apo vepra, apo nga çështjet e fesë dhe dynjasë që nuk i përkasin atij. Sepse angazhimi me atë që nuk i përket njeriut, ndoshta e pengon nga ajo që i përket, ose e shtyn drejt gjërave të ndaluara e të pahijshme, për të cilat do të japë llogari në Ditën e Kiametit.

Mësime nga hadithi

  1. Islami i njerëzve dallon nga njëri tek tjetri, dhe ai bëhet më i bukur me disa vepra të caktuara.
  2. Lënia e fjalëve dhe veprave të kota dëshmon për islamin e përsosur të njeriut.
  3. Inkurajimi për t’u marrë me atë që i përket njeriut nga çështjet e fesë dhe jetës së tij; kështu që, nëse nga përsosmëria e Islamit të njeriut është lënia e asaj që nuk i përket, atëherë nga përsosmëria e tij është edhe angazhimi me atë që i përket.
  4. Ibën Kajjimi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Profeti ﷺ e ka përmbledhur të gjithë devotshmërinë (ar. el Veru) në një fjali të vetme, kur ka thënë: "Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin." Kjo përfshin lënien e asaj që nuk i përket, qofshin fjalë, shikim, dëgjim, veprime me duar, ecje, mendime dhe të gjitha lëvizjet e dukshme dhe të padukshme. Kjo është një fjalë shteruese për çështjen e devotshmërisë.”
  5. Ibën Rexhebi ka thënë: "Ky hadith është një prej parimeve themelore të edukatës.”
  6. Inkurajimi për të kërkuar dituri, sepse me të njeriu njeh çfarë i përket dhe çfarë nuk i përket.
  7. Urdhri për të bërë mirë dhe ndalimi nga e keqja, si dhe këshilla e sinqertë, janë gjëra që i përkasin njeriut, sepse ai është i urdhëruar që t'i bëjë ato.
  8. Në kuptimin e përgjithshëm të hadithit përfshihet largimi nga ajo që nuk i përket njeriut, nga ato gjëra që Allahu i Lartësuar i ka ndaluar, dhe ato që Profeti ﷺ i ka urryer, si dhe nga ato çështje të botës tjetër që nuk i nevojiten besimtarit, si: forma reale e gjërave të fshehta (të gajbit) dhe detajet e urtësive të krijimit dhe urdhrit hyjnor. Këtu përfshihen edhe pyetjet dhe kërkimet mbi çështjet imagjinare ose të supozuara që nuk kanë ndodhur ose që pothuajse nuk ndodhin ndonjëherë ose që është e paimagjinueshme se do të ndodhin ndonjëherë.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو