1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar), atëherë njëri prej tyre është meritor për atë epitet. Nëse është siç pretendon, e ka merituar atë, e, nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij (thënësit).”

عن ابْنِ عُمَرَ رَضيَ اللهُ عنهُما قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«أَيُّمَا امْرِئٍ قَالَ لِأَخِيهِ: يَا كَافِرُ، فَقَدْ بَاءَ بِهَا أَحَدُهُمَا، إِنْ كَانَ كَمَا قَالَ، وَإِلَّا رَجَعَتْ عَلَيْهِ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar), atëherë njëri prej tyre është meritor për atë epitet. Nëse është siç pretendon, e ka merituar atë, e, nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij (thënësit).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 60

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër asaj që një musliman t’i thotë vëllait të tij musliman: “O qafir (jobesimtar)!” Me shqiptimin e kësaj fjale të kufrit, njëri prej tyre e meriton atë: nëse i adresuari është ashtu siç u tha, atëherë ajo i bie atij; e nëse nuk është, atëherë akuza për kufër kthehet te ai që e ka thënë.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi dhe qortimi i muslimanit që t’i thotë vëllait të tij musliman cilësi të shthurjes (fiskut) dhe kufrit, që ai nuk i posedon.
  2. Ky hadith tërheq vërejtjen nga kjo fjalë e keqe, sepse ai që e shqipton është në rrezik të madh kur ia thotë vëllait të tij. Prandaj, njeriu duhet ta ruajë gjuhën e tij dhe të flasë vetëm me dituri të sigurt.

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية