1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët

عَن أَبي عَبْدِ اللهِ الْجَدَلِيِّ قَالَ: سَأَلْتُ عَائِشَةَ أُمِّ المؤْمنينَ رَضيَ اللهُ عنها عَنْ خُلُقِ رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم فَقَالَتْ:
لَمْ يَكُنْ فَاحِشًا وَلَا مُتَفَحِّشًا وَلَا صَخَّابًا فِي الْأَسْوَاقِ، وَلَا يَجْزِي بِالسَّيِّئَةِ السَّيِّئَةَ وَلَكِنْ يَعْفُو وَيَصْفَحُ.

Ebu Abdullah Xhedeliu transmeton se e ka pyetur Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me ç'rast ajo tha:
“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 2016

Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u pyet për moralin e Profetit ﷺ, me ç'rast tha: "Ai nuk ishte pa drojë apo i pahijshëm në natyrën e tij, as në fjalë dhe as në vepra, dhe as nuk e bënte këtë me qëllim apo duke u shtirur. Ai nuk bërtiste dhe nuk e ngrinte zërin në tregje, dhe nuk ia kthente të keqen me të keqe. Përkundrazi, ai përgjigjej me mirësi, falte në zemrën e tij dhe shpesh e anashkalonte dhe largohej nga e keqja.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarim rreth moralit fisnik të Profetit ﷺ dhe largimit të tij nga moralet e shëmtuara.
  2. Nxitja për përvetësimin e moralit të mirë dhe largimin nga morali i keq.
  3. Qortimi i të folurit me fjalë të turpshme dhe të ndyta.
  4. Qortimi i ngritjes së zërit ndaj njerëzve dhe bërtitjes ndaj tyre.
  5. Nxitja për t’iu përgjigjur së keqes me mirësi, falje dhe butësi

Shfaq përkthimet

42 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية