1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë

عَنْ حُذَيْفَةَ رضي الله عنه قَالَ:
كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَانْتَهَى إِلَى سُبَاطَةِ قَوْمٍ، فَبَالَ قَائِمًا، فَتَنَحَّيْتُ فَقَالَ: «ادْنُهْ» فَدَنَوْتُ حَتَّى قُمْتُ عِنْدَ عَقِبَيْهِ فَتَوَضَّأَ فَمَسَحَ عَلَى خُفَّيْهِ.

Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë, ndërsa unë shkova të qëndroj mënjanë, por ai më tha që të afrohesha dhe unë u afrova e qëndrova mbrapa shpinës së tij. Ndërkaq ai mori abdes dhe u dha mes'h mesteve."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 273

Shpjegimi

Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se në një rast ai ishte me Profetin ﷺ i cili ndaloi të urinonte në një vend ku hidheshin plehrat dhe mbeturinat që fshiheshin nga shtëpitë. Ai urinoi në këmbë, megjithëse zakonisht urinonte ulur.
Hudhejfja u largua, por Profeti ﷺ i tha të afrohej dhe ai u afrua e qëndroi pas shpinës së tij, që ta mbulonte e të mos e shihte askush në një situatë të tillë.
Më pas Profeti ﷺ mori abdes dhe, pasi arriti te larja e këmbëve, u dha mes'h (i fërkoi) mestet (çorape të bëra prej lëkure të butë ose diçkaje tjetër të ngjashme, me të cilat mbulohet këmba bashkë me zogun e këmbës), dhe nuk i hoqi ato.

Mësime nga hadithi

  1. Ligjshmëria e dhënies mes'h mbi meste.
  2. Lejohet të kryhet urinimi në këmbë, me kusht që pikat e urinës të mos bien mbi të.
  3. Profeti ﷺ zgjodhi vendin ku hidhen mbeturinat, sepse ai zakonisht ai është vend i sheshtë dhe pikat e urinës nuk i kthehen mbrapsht personit që urinon.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية