1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi “Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, çfarë po na porosit, pra?" Ai tha: “T'i kryeni detyrat që ju përkasin dhe t'i kërkoni Allahut atë që ju takon.”

عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«سَتَكُونُ أَثَرَةٌ وَأُمُورٌ تُنْكِرُونَهَا» قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ فَمَا تَأْمُرُنَا؟ قَالَ: «تُؤَدُّونَ الحَقَّ الَّذِي عَلَيْكُمْ، وَتَسْأَلُونَ اللَّهَ الَّذِي لَكُمْ».

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, çfarë po na porosit, pra?" Ai tha: “T'i kryeni detyrat që ju përkasin dhe t'i kërkoni Allahut atë që ju takon.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3603

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se mbi muslimanët do të ketë prijës, të cilët do t'i monopolizojnë pasuritë e muslimanëve dhe punët e tjera të kësaj bote, duke i shpenzuar kështu ato sipas dëshirës dhe duke ua mohuar muslimanëve të drejtën e tyre në raport me to. Ata do të bëjnë gjëra në fe, të cilat nuk janë të mira dhe nuk pëlqehen. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pyetën se çfarë duhej të bënin në këtë situatë. Kësisoj, Profeti ﷺ u tha atyre se fakti që ata e monopolizojnë pasurinë, nuk ju përligj që ju ta ndaloni atë që e keni të obliguar ta bëni karshi tyre: për t'i dëgjuar dhe për t'iu bindur. Përkundrazi, jini të durueshëm, dëgjojini, bindjuni dhe mos i kundërshtoni në çështjen (që ju është besuar). Hakun që ju takon juve, kërkojani Allahut, si dhe luteni Allahun që t'i përmirësojë dhe ta largojë të keqen e padrejtësinë e tyre!

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi është një nga shenjat e profecisë së Muhamedit ﷺ, sepse ai tregoi se çfarë do të ndodhte në umetin e tij, gjë që ndodhi siç tha.
  2. Lejohet që i sprovuari të informohet për fatkeqësinë që pritet ta godasë, që ta qetësojë veten kur ajo ta godasë e të jetë i durueshëm dhe të shpresojë shpërblimin (tek Allahu).
  3. Kapja fort për Kuran dhe Sunet është rrugëdalje nga fitnet (sprovat) dhe mospajtimet.
  4. Inkurajimi që t'i dëgjojmë dhe t'u bindemi prijësve (muslimanë) në gjëra të mira dhe të mos bëjmë kryengritje kundër tyre, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi.
  5. Përdorimi i urtësisë dhe pasimit të Sunetit në kohë fitnesh (trazirash).
  6. Njeriu duhet ta përmbushë atë që e ka për detyrë, edhe nëse i ndodh ndonjë padrejtësi.
  7. Ky hadith ngërthen në vete rregullën fikhore: zgjedh të keqen më të vogël nga dy të këqijat ose dëmin më të vogël nga dy dëmet.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية