1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur të zi, mirëpo mua më pëlqen optimizmi (ndjellja e së mirës)" Dikush i tha: Çfarë është optimizmi (ndjellja e së mirës)? Ai tha: "Fjala e mirë!

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا عَدْوَى، وَلَا طِيَرَةَ، وَيُعْجِبُنِي الْفَأْلُ» قَالَ قِيلَ: وَمَا الْفَأْلُ؟ قَالَ: «الْكَلِمَةُ الطَّيِّبَةُ».

Nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur të zi, mirëpo mua më pëlqen optimizmi (ndjellja e së mirës)" Dikush i tha: Çfarë është optimizmi (ndjellja e së mirës)? Ai tha: "Fjala e mirë!"

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2224

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se transmetimi i sëmundjeve ngjitëse vetvetiu, nga një njeri te tjetri, pa iu nënshtruar caktimit të Zotit, siç besonin njerëzit e periudhës së injorancës, është koncept i gabuar. Po ashtu, besimi në ogure të zeza është koncept i gabuar. Oguret e zeza nënkuptojnë ndjelljen e së keqes nga gjëra të ndryshme, si: shpendët, kafshët, njerëzit me të meta, numrat, ditët etj., qoftë përmes dëgjimit, qoftë përmes shikimit. Në kohën paraislame, shpendët ishin më të njohur për oguret se gjërat e tjera. Ata e lëshonin shpendin në fillim të një pune qoftë ajo udhëtim, qoftë tregti, qoftë diçka tjetër; nëse shpendi merrte djathtas, ata bëheshin optimistë dhe e ndërmerrnin punën që synonin, e nëse merrte majtas, ata bëheshin pesimistë dhe e linin punën që synonin. Pastaj Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tregoi se atij i pëlqente optimizmi, i cili nënkupton ndjesinë e gëzimit dhe të lumturisë, që ndjen njeriu nga një fjalë e mirë që e dëgjon nga dikush dhe e bën atë të mendojë mirë për Zotin e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Mbështetja në Allahun e Madhërishëm dhe se mirësinë e sjell vetëm Ai dhe të keqen e largon vetëm Ai.
  2. Ndalimi i besimit në ogure, të cilat nënkuptojnë gjërat që të bëjnë pesimist dhe të pengojnë nga ndërmarrja e punës.
  3. Optimizmi nuk është pjesë e ogureve të ndaluara, por është pjesë e mendimeve të mira për Allahun e Madhëruar.
  4. Çdo gjë ndodh me caktimin e Allahut të Madhëruar, të Vetmit pa ortak.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية