1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi “Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë

عَنْ أَبِي بَكْرٍ الصِّدِّيقِ رضي الله عنه أَنَّهُ قَالَ: أَيُّهَا النَّاسُ، إِنَّكُمْ تَقْرَؤُونَ هَذِهِ الآيَةَ: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ لاَ يَضُرُّكُمْ مَنْ ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ}، وَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِنَّ النَّاسَ إِذَا رَأَوْا الظَّالِمَ فَلَمْ يَأْخُذُوا عَلَى يَدَيْهِ أَوْشَكَ أَنْ يَعُمَّهُمُ اللَّهُ بِعِقَابٍ مِنْهُ».

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: "O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur, nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë." (El Maide, 105) Por unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 2168

Shpjegimi

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit e lexojnë këtë ajet:
"O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur, nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë." (El Maide, 105)
Ata kuptuan prej ajetit se njeriu duhet të përpiqet vetëm për të përmirësuar veten e vet dhe se ai nuk do të dëmtohet më pas nga devijimi i atyre që kanë humbur rrugën e drejtë, dhe se prej tyre nuk kërkohet që të urdhërojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja!
Andaj, ai u tregoi se nuk është kështu dhe se ai e kishte dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: nëse njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë atë nga zullumi i tij, ndrëkohë që kanë mundësi për ta penguar atë, ka të ngjarë që Allahut t'i përfshijë me dënim të gjithë: vepruesin e së keqes dhe atë që hesht ndaj saj.

Mësime nga hadithi

  1. Është obligim për muslimanët që të këshillojnë njëri-tjetrin dhe të urdhërojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja.
  2. Ndëshkimi i përgjithshëm i Allahut e përfshin zullumqarin ngase ka bërë zullum dhe e përfshin dhe atë që nuk e ka kritikuar nëse ka pasur mundësi ta kritikojë.
  3. Ti jepet mësim popullit dhe t'i shpjegohen tekstet kuranore në mënyrën e duhur.
  4. Njeriu duhet të interesohet që ta kuptojë Librin e Allahut të Latmadhëruar siç duhet, në mënyrë që të mos e kuptojë atë në një formë tjetër nga ajo që dëshiron Allahu i Lartësuar.
  5. Nuk arrihet udhëzimi nëse lihet detyra e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja.
  6. Komentimi i saktë i ajetit është: Bëni çmos që ta ruani veten nga mëkatet, e, nëse e ruani veten, atëherë nuk do t'ju dëmtojë devijimi i atyre që kanë devijuar, të cilët veprojnë gjëra të ndaluara, nëse nuk jeni në gjendje të urdhëroni për mirë dhe të ndaloni nga e keqja dhe nëse ju nuk i veproni vetë ato.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية