1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”

عَنْ أَبَي قَتَادَةَ رضي الله عنه أنَّهُ طَلَبَ غَرِيمًا لَهُ، فَتَوَارَى عَنْهُ ثُمَّ وَجَدَهُ، فَقَالَ: إِنِّي مُعْسِرٌ، فَقَالَ: آللَّهِ؟ قَالَ: آللَّهِ؟ قَالَ: فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ سَرَّهُ أَنْ يُنْجِيَهُ اللهُ مِنْ كُرَبِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلْيُنَفِّسْ عَنْ مُعْسِرٍ أَوْ يَضَعْ عَنْهُ».

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kërkonte një borxhli të vetin, porse ai fshihej prej tij e, kur e gjeti, ai i tha: “Nuk mund të ta kthej borxhin.” - Për Allahun? - e pyeti Ebu Katadja. - Për Allahun, - i tha borxhliu. Atëherë Ebu Katadja i tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1563

Shpjegimi

Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po e kërkonte një borxhli të tij, i cili fshihej prej tij. Kur e gjeti, borxhliu i tha: "Unë jam në vështirësi dhe nuk kam pasuri për ta shlyer borxhin tënd."
Atëherë Ebu Katadeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) u përbetua në Allahun se vërtet nuk kishte asnjë pasuri?
Kështu që ai u betua në Allahun se është i sinqertë në atë që po e thotë.
Kësisoj Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
"Kushdo që dëshiron dhe gëzohet që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë, sprovat dhe tmerrimet e Ditës së Gjykimit, le t’i japë afat borxhliut që është ngushtë, duke e shtyrë ose vonuar kërkesën për pagesë, ose duke ia ulur borxhin, apo duke ia falur atë."

Mësime nga hadithi

  1. Preferohet t’i jepet afat borxhliut, që është ngushtë, derisa t’i bëhet e lehtë ta shlyejë borxhin, ose t’i falet atij plotësisht apo pjesërisht.
  2. Kush ia lehtëson një besimtari një vështirësi të kësaj bote, Allahu do t’ia lehtësojë atij një vështirësi në Ditën e Gjykimit, sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës.
  3. Rregull: Veprat e detyrueshme janë më të mira se ato vullnetare (nafile). Megjithatë, ndonjëherë veprat vullnetare janë më të mira se ato të detyrueshme. Falja e borxhit ndaj borxhliut, që është ngushtë, është vepër vullnetare, ndërsa dhënia e afatit dhe pritja pa kërkuar pagesë është detyrim. Këtu, në këtë rast, vepra vullnetare është më e mirë se ajo e detyrueshme.
  4. Hadithi flet për borxhliun në vështirësi, i cili është i arsyetuar. Por sa i përket borxhliut që ka pasuri dhe vonon pagesën me qëllim, është transmetuar se Profeti ﷺ ka thënë: "Vonesat në pagesën e borxhit nga një njeri i pasur janë padrejtësi."

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية