1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Mirësia është edukata e mirë, kurse mëkati është ajo që të bren në gjoks dhe nuk ke dëshirë që njerëzit ta kuptojnë.”

عَنِ النَّوَّاسِ بْنِ سِمْعَانَ الْأَنْصَارِيِّ رضي الله عنه قَالَ:
سَأَلْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنِ الْبِرِّ وَالْإِثْمِ، فَقَالَ: «الْبِرُّ حُسْنُ الْخُلُقِ، وَالْإِثْمُ مَا حَاكَ فِي صَدْرِكَ، وَكَرِهْتَ أَنْ يَطَّلِعَ عَلَيْهِ النَّاسُ».

Nevas ibën Sem'an Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësia është edukata e mirë, kurse mëkati është ajo që të bren në gjoks dhe nuk ke dëshirë që njerëzit ta kuptojnë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2553

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për mirësinë dhe mëkatin, me ç'rast tha:
Aspekti më i madh i mirësisë është të kesh edukatë të mirë: me Allahun (përmes devotshmërisë), dhe me njerëzit (përmes durimit ndaj lëndimeve, shmangies së zemërimit, fytyrës së qeshur, të folurit të mirë, ruajtjes së lidhjeve, bindjes, mirësisë, bamirësisë, sjelljes së butë dhe shoqërimit të mirë).
Sa i përket mëkatit, ai është ajo gjendje dyshuese që lëkundet dhe endet brenda shpirtit, kraharori nuk ndihet rehat me të, zemra dyshon dhe ka frikë se është mëkat, dhe njeriu nuk dëshiron ta tregojë para njerëzve të mirë dhe të përsosur për shkak të shëmtisë së saj. Kjo sepse shpirti priret natyrshëm të tregojë të mirën e vet përpara njerëzve; prandaj, kur e urren që një vepër e caktuar të bëhet e ditur për ta, atëherë ajo është mëkat që nuk ka asnjë të mirë në të.

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për ta përvetësuar edukatën e lartë, sepse edukata e mirë është ndër aspektet më të mëdha të mirësisë.
  2. Besimtari nuk ndjehet i hutuar për të vërtetën dhe të pavërtetën; përkundrazi, ai e njeh të vërtetën përmes dritës së besimit që është në zemrën e tij dhe largohet nga e pavërteta dhe e urren atë.
  3. Ankthi dhe parehatia e zemrës, së bashku me refuzimin për ta bërë të njohur atë veprim para njerëzve, janë prej shenjave të mëkatit.
  4. Sindi ka thënë: "Kjo vlen për çështjet e dyshimta kur njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për zgjedhjen e saktë. Përndryshe, ajo që është e urdhëruar në fe, kur nuk ka ndonjë argument të qartë që të vërtetojë të kundërtën, hyn në kuadër të mirësisë (virtytit), ndërsa ajo që është e ndaluar hyn në kuadër të mëkatit, dhe nuk ka nevojë të kthehemi te zemra dhe qetësia e saj në këto dy raste."
  5. Hadithi u drejtohet atyre që kanë një natyrë të shëndoshë, e jo atyre që kanë zemra të sëmura, të cilat nuk e njohin të mirën dhe nuk e refuzojnë të keqen, përveç asaj që është e gdhendur në to nga tekat e tyre.
  6. Tibiu ka thënë: "Është thënë se mirësia në hadith është interpretuar në mënyra të ndryshme. Në një vend është interpretuar si qetësi e shpirtit dhe e zemrës. Në një vend tjetër si besim, në një vend tjetër si ajo që të afron tek Allahu, e këtu si edukatë e mirë. Gjithashtu edukata e mirë është përkufizuar si: durimi ndaj lëndimeve, përmbajtja nga zemërimi, të qenët me fytyrë të qeshur dhe të folurit e fjalëve të mira. Që të gjitha kanë kuptim të përafërt."

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو