1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”

عَنْ أَبِي العَبَّاسِ سَهْلِ بْنِ سَعِدٍ السَّاعِدِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، دُلَّنِي عَلَى عَمَلٍ إِذَا عَمِلْتُهُ أَحَبَّنِي اللَّهُ وَأَحَبَّنِي النَّاسُ، فَقَالَ:
«ازْهَدْ فِي الدُّنْيَا يُحِبُّكَ اللَّهُ، وَازْهَدْ فِيمَا عِنْدَ النَّاسِ يُحِبُّكَ النَّاسُ».

Ebul Abas Sehël ibën Sad es-Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Mësoma një punë që, nëse e bëj, do të më dojë edhe Allahu, edhe njerëzit!” Ai i tha:
“Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”

قال النووي: حديث حسن رواه ابن ماجه وغيره بأسانيد حسنة الأربعون النووية - 31

Shpjegimi

Një burrë e pyeti Profetin ﷺ që t'ia mësojë një vepër, të cilën nëse e bën, do ta dojë Allahu dhe do ta duan edhe njerëzit. Profeti ﷺ i tha se Allahu do të të dojë nëse i lë gjërat e tepërta të dynjasë; ato që nuk të sjellin dobi në ahiret dhe ato që mund ta dëmtojnë fenë tënde. Kurse njerëzit do të të duan nëse nuk lakmon atë që gjendet në duart e tyre nga të mirat e dynjasë, sepse ata e duan atë në mënyrë të natyrshme; dhe kush i rivalizon në të, e urrejnë, e kush ua lë atyre, e duan.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e zuhdit (asketizmit) në këtë botë, që do të thotë: ta lësh atë që nuk të sjell dobi në ahiret.
  2. Grada e zuhdit (asketizmi) është më e lartë se ruajtja nga mëkatet dhe gjërat e pahijshme; sepse kjo e fundit është lënia e asaj që mund të të dëmtojë, ndërsa zuhdi është lënia e asaj që nuk sjell dobi në botën tjetër.
  3. Sindi ka thënë: "Dynjaja është e dashur te njerëzit, prandaj kush i rivalizon ata në të, bëhet i urryer tek në varësi të rivalitetit; ndërsa kush i lë ata dhe të shtrenjtën e tyre (dynjanë), bëhet i dashur në zemrat e tyre po në atë masë.”

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو