1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا:
أَنَّ رِجَالًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أُرُوا لَيْلَةَ القَدْرِ فِي المَنَامِ فِي السَّبْعِ الأَوَاخِرِ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَرَى رُؤْيَاكُمْ قَدْ تَوَاطَأَتْ فِي السَّبْعِ الأَوَاخِرِ، فَمَنْ كَانَ مُتَحَرِّيهَا فَلْيَتَحَرَّهَا فِي السَّبْعِ الأَوَاخِرِ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:
“Disa shokë të Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2015

Shpjegimi

Disa burra nga shokët e Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Atëherë Profeti ﷺ tha: Po shoh se ëndrrat tuaja janë përputhur, se ajo është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Prandaj, kush e kërkon atë dhe është i përkushtuar për ta arritur, le ta kërkojë me zell dhe duke shtuar veprat e mira, sepse ajo ka më shumë gjasa të jetë në shtatë netët e fundit, të cilat fillojnë nga nata e 24-tër, nëse Ramazani është tridhjetë ditë, ose nga nata e 23-të nëse muaji është njëzetenëntë ditë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Natës së Kadrit dhe inkurajimi për ta kërkuar atë.
  2. Nga urtësia dhe mëshira e Tij, Allahu e ka fshehur këtë natë në mënyrë që njerëzit të jenë të zellshëm në adhurim, duke e kërkuar atë, në mënyrë që shpërblimi i tyre të jetë i shumtë.
  3. Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ka më shumë gjasa të jetë në netët teke.
  4. Nata e Kadrit është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Ajo është nata në të cilën Allahu i Lartësuar ia zbriti Kuranin Profetit ﷺ. Allahu e bëri këtë natë më të mirë se një mijë muaj për nga begatia, rëndësia e saj e madhe dhe ndikimi i madh i veprave të mira që kryhen në të.
  5. Ajo u quajt “Nata e Kadrit”, me “d”-në e pazëshme, ose për shkak të nderit dhe vlerës së saj, ashtu siç thuhet: “filani ka kadr (vlerë, pozitë) të madhe”, dhe kështu shtimi i fjalës “natë” është lidhje e diçkaje me cilësinë e saj, domethënë nata fisnike, duke nënkuptuar pozitën, madhështinë dhe gradën e lartë të saj. Allahu i Lartësuar thotë: "Vërtet, Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar." (Ed Duhan, 3) Ose, emërtimi mund të rrjedhë nga fjala “takdir” (caktim), që do të thotë se kjo është nata në të cilën përcaktohet caktimi për vitin. Allahu thotë i Lartësuar thotë: "Në atë (Natë) përcaktohet çdo çështje e urtë." (Ed Duhan, 4)

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية