1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤْمِنينَ رَضِيَ اللهُ عَنْهَا قَالَتْ:
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا دَخَلَ الْعَشْرُ أَحْيَا اللَّيْلَ، وَأَيْقَظَ أَهْلَهُ، وَجَدَّ وَشَدَّ الْمِئْزَرَ.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1174

Shpjegimi

Me fillimin e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, Profeti ﷺ e gjallëronte tërë natën me adhurime të ndryshme. Ai e zgjonte familjen për t’u falur, përpiqej më shumë në adhurim sesa zakonisht dhe i përkushtohej plotësisht adhurimit, duke u larguar nga marrëdhëniet intime me gratë e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për të shfrytëzuar kohët me vlerë për kryerjen e veprave të mira.
  2. Neveviu ka thënë: "Siç kuptohet qartë nga ky hadith, është e pëlqyeshme të shtohen adhurimet në dhjetëshen e fundit të Ramazanit dhe është e pëlqyeshme të gjallërohen këto net me adhurim.
  3. Njeriu duhet të kujdeset për familjen e tij, duke i urdhëruar ata të bëjnë adhurim dhe të jetë i durueshëm me ta.
  4. Kryerja e veprave të mira kërkon vendosmëri, durim dhe këmbëngulje.
  5. Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme rreth kuptimit të shprehjes “i shtrëngonte rripat". Është thënë: nënkupton se Profeti ﷺ e shtonte përpjekjen në adhurim më shumë se zakonisht në kohë të tjera, pra, tregohej i kujdesshëm dhe i përkushtuar në adhurim. Shprehja “e shtrëngova rrobën time të poshtme për këtë çështje” do të thotë: "jam tërësisht i përkushtuar dhe ia kushtoj gjithë kohën time." Gjithashtu është thënë: "është metaforë për largimin nga gratë, për t’u përqendruar në adhurim."

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية