1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«صَلَاةُ الرَّجُلِ فِي جَمَاعَةٍ تَزِيدُ عَلَى صَلَاتِهِ فِي بَيْتِهِ وَصَلَاتِهِ فِي سُوقِهِ بِضْعًا وَعِشْرِينَ دَرَجَةً، وَذَلِكَ أَنَّ أَحَدَهُمْ إِذَا تَوَضَّأَ فَأَحْسَنَ الْوُضُوءَ، ثُمَّ أَتَى الْمَسْجِدَ لَا يَنْهَزُهُ إِلَّا الصَّلَاةُ، لَا يُرِيدُ إِلَّا الصَّلَاةَ، فَلَمْ يَخْطُ خَطْوَةً إِلَّا رُفِعَ لَهُ بِهَا دَرَجَةٌ، وَحُطَّ عَنْهُ بِهَا خَطِيئَةٌ، حَتَّى يَدْخُلَ الْمَسْجِدَ، فَإِذَا دَخَلَ الْمَسْجِدَ كَانَ فِي الصَّلَاةِ مَا كَانَتِ الصَّلَاةُ هِيَ تَحْبِسُهُ، وَالْمَلَائِكَةُ يُصَلُّونَ عَلَى أَحَدِكُمْ مَا دَامَ فِي مَجْلِسِهِ الَّذِي صَلَّى فِيهِ، يَقُولُونَ: اللهُمَّ ارْحَمْهُ، اللهُمَّ اغْفِرْ لَهُ، اللهُمَّ تُبْ عَلَيْهِ، مَا لَمْ يُؤْذِ فِيهِ، مَا لَمْ يُحْدِثْ فِيهِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami, duke mos i interesuar asgjë tjetër përveçse falja e namazit me xhemat, për çdo hap që hedh, i shtohet një gradë dhe i shlyhet një gjynah, derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, fiton sevape njësoj sikur është duke falur namaz për aq kohë sa pret për të falur namazin. Derisa nuk largoheni prej vendit që falni namaz, nuk dëmtoni njeri dhe nuk e prishni abdesin, melekët luten duke thënë: «O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!»”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 649

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) na njofton se kur muslimani falet me xhemat, namazi i tij është njëzet e ca herë më i mirë se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në tregun e tij. Mandej ai (paqja qoftë mbi të!) përmendi dhe arsyen e kësaj, e cila është se kur njeriu merr abdes duke e plotësuar mirë atë dhe më pas niset për në xhami vetëm me qëllimin e faljes së namazit, saherë që të hedhë një hap i lartësohet një gradë dhe i fshihet një gabim. Dhe kur hyn në xhami dhe ulet për të pritur namazin, ai merr shpërblimin e namazit për sa kohë që e pret namazin. Ndërkohë melaiket luten për të, derisa të jetë në vendin e tij ku është falur. Ato thonë: "O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë! O Allah, pranoja pendimin!" Melaiket vazhdojnë të luten për të, derisa ai nuk e prish abdesin dhe nuk i lëndon njerëzit apo melaiket.

Mësime nga hadithi

  1. Namazi i individit në shtëpinë e tij apo në treg është i saktë, mirëpo ai bën gjynah nëse e lë namazin me xhemat pa arsye.
  2. Namazi me xhemat në xhami është njëzet e pesë ose njëzet e gjashtë ose njëzet e shtatë herë më i mirë se namazi i individit vetmas.
  3. Një prej detyrave të melaikeve është dhe lutja për besimtarët.
  4. Vlera e vajtjes në xhami me abdes.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية