1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«خَيْرُ صُفُوفِ الرِّجَالِ أَوَّلُهَا، وَشَرُّهَا آخِرُهَا، وَخَيْرُ صُفُوفِ النِّسَاءِ آخِرُهَا، وَشَرُّهَا أَوَّلُهَا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 440

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se safat (rreshtat) më të mirë për burrat në namaz, më të shpërblyerit dhe më me vlerë janë të parët, për shkak të afërsisë së tyre me imamin, dëgjimit të leximit të tij dhe largësisë së tyre nga gratë. Ndërkaq, safat më të këqij, më të pashpërblyeshëm dhe më me pak vlerë e më së largu nga ajo që kërkohet fetarisht janë të fundit. Safat më të mirë për femrat janë të fundit, sepse janë më të fshehtë për to dhe më larg nga përzierja me burrat, shikimi i tyre dhe sprovimi me ta, ndërsa më të këqijtë janë të parët, për shkak të afërsisë me burrat dhe ekspozimit ndaj fitneve (sprovave).

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi i burrave që të shpejtojnë për të kryer adhurime dhe t'i zënë safat e parë në namaz.
  2. Lejohet që gratë të falen në xhami me burrat në safa të ndarë, por duke u ruajtur dhe duke qenë të përulura.
  3. Kur mblidhen gratë në xhami, ato i formojnë safat, si safat e burrave dhe nuk ndahen. Përkundrazi, ato duhet të rreshtohen në saf e t'i mbushin boshllëqet, si në safat e burrave.
  4. Sqarimi që feja i kushton inkurajimit për të qëndruar gratë larg burrave, madje edhe në vendet e adhurimit.
  5. Njerëzit dallojnë në vlera në varësi të verpave të tyre.
  6. Neveviu ka thënë: "Sa u përket safave të burrave, ata janë në mënyrë të përgjithshëm (siç janë përmendur në hadith); më të mirët gjithmonë janë të parët, sikundërqë më të këqijtë gjithmonë janë të fundit. Sa u përket safave të grave, ajo që nënkuptohet në hadith janë safat e grave që falen me burrat. Por, nëse falen veçmas dhe jo me burrat, atëherë ato janë si burrat (në raport me safat): safat e parë janë më të mirët dhe safat e fundit janë më të këqijtë."
  7. Neveviu ka thënë: "Safi (rreshti) i parë i lavdëruar, për të cilin kanë ardhur hadithe që tregojnë vlerën e tij dhe nxisin për të është safi që vjen pas imamit, pa marrë parasysh namazliu a ka ardhur herët a me vonesë dhe pa marrë parasysh nëse mes tij ndodhet ndonjë pengesë si një shtyllë ose diçka e ngjashme."

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية