1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.”

عَن أَبي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«تَفْضُلُ صَلاَةُ الجَمِيعِ صَلاَةَ أَحَدِكُمْ وَحْدَهُ، بِخَمْسٍ وَعِشْرِينَ جُزْءًا، وَتَجْتَمِعُ مَلاَئِكَةُ اللَّيْلِ وَمَلاَئِكَةُ النَّهَارِ فِي صَلاَةِ الفَجْرِ» ثُمَّ يَقُولُ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَاقْرَءُوا إِنْ شِئْتُمْ: {إِنَّ قُرْآنَ الفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا} [الإسراء: 78].

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj, Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78)

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 648

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se shpërblimi i namazit të një njeriu me xhemat pas imamit është më i mirë se njëzet e pesë namaze që ai i fal vetëm në shtëpinë ose tregun e tij. Pastaj Profeti ﷺ përmendi se melekët e natës dhe të ditës mblidhen në namazin e sabahut. Pastaj Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke sjellë dëshmi për këtë, tha:
Lexoni, nëse dëshironi: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78) D.m.th. në namazin e sabahut marrin pjesë melekët e natës dhe të ditës.

Mësime nga hadithi

  1. Ibn Haxheri ka thënë: "Namazi me xhemat në xhami është më i vlefshëm se namazi në shtëpi ose në treg, qoftë me xhemat apo individualisht." Këtë e ka përmendur Ibn Dekik Idi.
  2. Hadithi tregon vlerën e madhe të namazit të sabahut, sepse melekët mblidhen posaçërisht në të.
  3. Ibn Bazi ka thënë: "Besimtari duhet të jetë i kujdesshëm për ta ruajtur namazin me xhemat, edhe nëse shtëpinë e ka larg, në mënyrë që ta arrijë këtë mirësi të madhe."
  4. Neveviu, duke i harmonizuar transmetimet, se namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi individual për njëzet e pesë shkallë, e në një transmetim tjetër për njëzet e shtatë, ka thënë: "Pajtimi mes tyre mund të kuptohet në tri mënyra: 1. Nuk ka kundërshtim mes tyre, sepse përmendja e numrit më të vogël nuk e mohon numrin më të madh. Koncepti i kufizimit me një numër të caktuar është i pavlefshëm sipas dijetarëve të usulit (jurisprudencës islame). 2. Mund të jetë që Profeti ﷺ fillimisht e përmendi numrin më të vogël, e më pas Allahu i Lartësuar e njoftoi për shpërblimin më të madh, të cilin ai pastaj ua përcolli njerëzve. 3. Shpërblimi mund të ndryshojë sipas gjendjes së namazfalësve dhe vetë namazit; për disa prej tyre është njëzet e pesë (gradë) dhe për disa të tjerë njëzet e shtatë, në varësi të plotësisë së namazit, kujdesit ndaj rregullave e formave të tij, përkushtimit, numrit të madh të xhematit, vlerës së tyre, vlerës së vendit e të ngjashme me këto. E Allahu e di më së miri."

Shfaq përkthimet

39 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية