1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ غَدَا إِلَى الْمَسْجِدِ أَوْ رَاحَ أَعَدَّ اللهُ لَهُ فِي الْجَنَّةِ نُزُلًا، كُلَّمَا غَدَا أَوْ رَاحَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 669

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e përgëzoi atë që shkon në xhami për adhurim, për nxënie të diturisë, ose për çdo qëllim tjetër të mirë në çdo kohë, qoftë në mëngjes ose në mbrëmje, duke thënë se Allahu i ka përgatitur një vend dhe një mikpritje në Xhenet, çdoherë që ai shkon në xhami, qoftë natën apo ditën.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e shkuarjes në xhami dhe inkurajimi për të falur në vazhdimësi namazin me xhemat në të. Sa shumë mirësi, shpërblim dhe mikpritje humb ai që nuk shkon në xhami, nga ato që Allahu i Lartësuar i ka përgatitur për ata që e synojnë Shtëpinë e Tij.
  2. Nëse njerëzit e nderojnë atë që vjen në shtëpitë e tyre dhe i ofrojnë ushqim, atëherë Allahu i Lartësuar është më bujar se krijesat e Tij! Kushdo që synon Shtëpinë e Tij, Ai e nderon dhe përgatit për të pritje madhështore dhe të madhe.
  3. Gëzimi dhe kënaqësia për shkuarjen në xhami, sepse për të përgatitet një pritje sa herë që shkon në mëngjes dhe në mbrëmje, sipas numrit të shkuarjeve të tij.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية