1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “M'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Sikur ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه قَالَ: بَلَغَ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم ‌عَنْ ‌أَصْحَابِهِ ‌شَيْءٌ، فَخَطَبَ فَقَالَ:
«عُرِضَتْ عَلَيَّ الْجَنَّةُ وَالنَّارُ فَلَمْ أَرَ كَالْيَوْمِ فِي الْخَيْرِ وَالشَّرِّ، وَلَوْ تَعْلَمُونَ مَا أَعْلَمُ لَضَحِكْتُمْ قَلِيلًا وَلَبَكَيْتُمْ كَثِيرًا» قَالَ: فَمَا أَتَى عَلَى أَصْحَابِ رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم يَوْمٌ أَشَدُّ مِنْهُ، قَالَ: غَطَّوْا رُءُوسَهُمْ وَلَهُمْ خَنِينٌ، قَالَ: فَقَامَ عُمَرُ فَقَالَ: رَضِينَا بِاللهِ رَبًّا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا، وَبِمُحَمَّدٍ نَبِيًّا، قَالَ: فَقَامَ ذَاكَ الرَّجُلُ فَقَالَ: مَنْ أَبِي؟ قَالَ: «أَبُوكَ فُلَانٌ»، فَنَزَلَتْ: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَسْأَلُوا عَنْ أَشْيَاءَ إِنْ تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ} [المائدة: 101].

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi kuptoi diçka për shokët e tij, mbajti një fjalim dhe tha:
“M'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Sikur ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Enesi vazhdoi: “Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ s'kishin përjetuar ndonjëherë ditë më të vështirë se kjo, saqë i mbuluan kokat dhe dënesnin me gulçim. Atëherë Omeri u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Një burrë i pranishëm u ngrit dhe pyeti: “Cili është babai im?” Profeti ﷺ i tha: “Baba e ke filanin.” Pas kësaj zbriti ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2359

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ u njoftua për diçka në lidhje me shokët e tij, se ata po e ngarkonin me shumë pyetje. Kjo e zemëroi dhe ai mbajti një fjalim: "Më janë shfaqur Xheneti dhe Zjarri (i Xhehenemit). Kurrë nuk kam parë ndonjëherë diçka aq të mirë sa ajo që pashë sot në Xhenet dhe as diçka aq të keqe sa ajo që pashë sot në Zjarr (të Xhehenemit). Sikur ta kishit parë atë që pashë unë dhe ta kishit ditur atë që di unë, nga ajo që pashë sot dhe më parë, do të kishit ndier dhembshuri të madhe; do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë." Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Nuk pati ditë më të rëndë për shokët e tij ﷺ se ajo ditë. Ata i mbuluan kokat e tyre dhe dëgjohej zëri i të qarit, me tingull hundor për shkak të të qarit të fortë." Pastaj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Pastaj u ngrit ai njeri dhe tha: "Kush është babai im?"
Ai tha: "Babai yt është filani." Pastaj u shpall ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)

Mësime nga hadithi

  1. Pëlqehet të qash nga frika e dënimit të Allahut dhe të mos qeshësh tepër, sepse kjo tregon pakujdesi dhe zemër të ngurtë.
  2. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u prekën thellë nga këshilla e Profetit ﷺ dhe kishin frikë të madhe nga dënimi i Allahut.
  3. Pëlqehet mbulimi i fytyrës gjatë të qarit.
  4. Hatabiu ka thënë: "Ky hadith ka të bëjë me ata që bëjnë pyetje, duke e ngarkuar veten me gjëra të panevojshme ose kokëfortësia për çështje që nuk janë të nevojshme. Ndërsa ai që pyet për nevojë, për një çështje për të cilën ka nevojë për sqarim, nuk ka mëkat dhe as qortim."
  5. Ky hadith nxit qëndrueshmërinë në bindjen ndaj Allahut, shmangien e mosbindjes ndaj Tij dhe mosshkeljen e kufijve të Tij.
  6. Ai tregon lejueshmërinë e zemërimit gjatë këshillimit dhe mësimdhënies.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية