1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Sireja dhe historia

Hadithi “Në vazhdimësi bijtë e Israilit udhëhiqeshin nga profetët. Sa herë që vdiste një profet, vinte një tjetër. Ndërkaq, pas meje nuk ka më profet, por do të ketë halifë të shumtë

عَنْ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: قَاعَدْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ رضي الله عنه خَمْسَ سِنِينَ، فَسَمِعْتُهُ يُحَدِّثُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَ:
«كَانَتْ بَنُو إِسْرَائِيلَ تَسُوسُهُمُ الأَنْبِيَاءُ، كُلَّمَا هَلَكَ نَبِيٌّ خَلَفَهُ نَبِيٌّ، وَإِنَّهُ لاَ نَبِيَّ بَعْدِي، وَسَيَكُونُ خُلَفَاءُ فَيَكْثُرُونَ» قَالُوا: فَمَا تَأْمُرُنَا؟ قَالَ: «فُوا بِبَيْعَةِ الأَوَّلِ فَالأَوَّلِ، أَعْطُوهُمْ حَقَّهُمْ، فَإِنَّ اللَّهَ سَائِلُهُمْ عَمَّا اسْتَرْعَاهُمْ».

Ebu Hazimi tregon: “E kam shoqëruar Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pesë vjet me radhë dhe e kam dëgjuar të transmetojë se Profeti ﷺ ka thënë:
“Në vazhdimësi bijtë e Israilit udhëhiqeshin nga profetët. Sa herë që vdiste një profet, vinte një tjetër. Ndërkaq, pas meje nuk ka më profet, por do të ketë halifë të shumtë.” Të pranishmit i thanë: “E çfarë po na urdhëron të bëjmë?” Ai u tha: “Qëndroni besnikë besës ndaj secilit me radhë dhe respektojini të drejtat e tyre, sepse Allahu do t'i marrë ata në pyetje për gjendjen e atyre që ua ka lënë nën pushtet.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3455

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se bijtë e Israilit janë udhëhequr nga profetët, të cilët i kanë drejtuar çështjet e tyre ashtu siç i drejtojnë sundimtarët dhe prijësit punët e popullit të tyre. Sa herë që shfaqej prishje në mesin e tyre, Allahu u dërgonte një profet që të ndreqte gjendjen dhe të largonte devijimet që kishin bërë në dispozitat hyjnore. Ai shtoi se pas tij nuk do të ketë më profet që të bëjë atë që ata bënin, por do të ketë halifë, dhe ata do të jenë të shumtë, dhe mes tyre do të ketë përçarje dhe mospajtime. Atëherë shokët e Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ: Çfarë na urdhëron të bëjmë në këtë rast? Ai tha: Nëse i jepet besa një halifi pas një halifi tjetër, atëherë besa e dhënë të parit është e vlefshme dhe duhet të respektohet, ndërsa besa e dytë është e pavlefshme dhe është e ndaluar që ai ta kërkojë atë. Jepuni atyre të drejtat që u takojnë, bindjuni atyre dhe jetoni me ta duke i dëgjuar dhe duke iu bindur, përveç në ato çështje që përfshijnë mosbindje ndaj Allahut, sepse Allahu do t’i marrë në llogari për atë që bëjnë ndaj jush.

Mësime nga hadithi

  1. Populli ka nevojë për një profet ose një halif që t’i udhëheqë çështjet e tyre dhe t’i drejtojë në rrugën e drejtë.
  2. Nuk ka pejgamber pas Pejgamberit tonë Muhamedit ﷺ.
  3. Paralajmërim kundër kryengritjes ndaj një sundimtari (musliman), autoriteti i të cilit është vendosur përmes rrugëve të ligjshme fetare.
  4. Nuk lejohet t’i jepet besa dy halifëve njëkohësisht.
  5. Sundimtari ka përgjegjësi të madhe, ngase Allahu i Lartësuar do ta marrë në llogari për popullin e tij.
  6. Ibn Haxheri ka thënë: "Duhet t’u jepet përparësi çështjeve fetare ndaj atyre të kësaj bote, sepse Profeti ﷺ ka urdhëruar që t’i plotësohet e drejta sundimtarit, pasi kjo nënkupton ruajtjen e fjalës së fesë dhe pengimin e kaosit dhe të së keqes. Shtyrja e kërkesës për të drejtat personale nuk i shfuqizon ato, sepse Allahu ka premtuar se do t’i japë dhe do t’i plotësojë, qoftë edhe në botën tjetër."
  7. Kjo është një nga shenjat e profecisë së tij, pasi pas Profetit ﷺ dolën shumë halifë, dhe njëri pas tjetrit udhëhoqën umetin musliman, qofshin ata të drejtë apo të prishur.

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية