1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.”

عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«أَتَدْرُونَ مَا الْغِيبَةُ؟»، قَالُوا: اللهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ، قَالَ: «ذِكْرُكَ أَخَاكَ بِمَا يَكْرَهُ»، قِيلَ: أَفَرَأَيْتَ إِنْ كَانَ فِي أَخِي مَا أَقُولُ؟ قَالَ: «إِنْ كَانَ فِيهِ مَا تَقُولُ فَقَدِ اغْتَبْتَهُ، وَإِنْ لَمْ يَكُنْ فِيهِ فَقَدْ بَهَتَّهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.” Dikush pyeti: "Çfarë mendon nëse vëllai im e ka atë që e them?" Profeti ﷺ tha: “Nëse e ka atë që e thua, pikërisht kjo është përgojim, e, nëse nuk e ka, atëherë i ke bërë shpifje atij.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2589

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron realitetin e përgojimit, që është: përmendja për muslimanin që nuk është i pranishëm diçka që atij nuk i pëlqen, qoftë kjo një nga cilësitë e tij fizike, qoftë morale. Për shembull, i verbri, mashtruesi, gënjeshtari, e cilësi të ngjashme përçmuese, edhe nëse këto cilësi janë të pranishme tek ai.
Por, nëse ai nuk i ka ato cilësi që u përmendën, atëherë kjo është më e rëndë se përgojimi, sepse është shpifje ndaj njeriut me diçka që nuk e ka.

Mësime nga hadithi

  1. Metoda e mësimit efikas nga ana e Profetit ﷺ, sepse i trajton çështjet në formë pyetjeje.
  2. Edukata e mirë e sahabëve me Profetin ﷺ, meqë thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri."
  3. I pyeturi kur nuk di diçka, thotë: "Allahu e di më së miri."
  4. Feja e ruan shoqërinë duke ruajtur të drejtat dhe vëllazërinë (islame) mes tyre.
  5. Përgojimi është i ndaluar, përveç në disa raste, për ndonjë dobi, bie fjala, zmbrapsja e padrejtësisë, saqë i shtypuri e përmend atë që i ka bërë padrejtësi tek ai që mund ta marrë të drejtën e tij dhe thotë: "Filani më ka bërë padrejtësi, ose më ka bërë kështu e ashtu." Po ashtu konsultimi për çështjet e martesës, partneritetit ose fqinjësisë e kështu me radhë.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية