1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المؤْمنينَ رَضيَ اللهُ عنها قَالَت:
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا أَتَى الْمَرِيضَ يَدْعُو لَهُ قَالَ: «أَذْهِبِ الْبَاسَ، رَبَّ النَّاسِ، وَاشْفِ أَنْتَ الشَّافِي، لَا شِفَاءَ إِلَّا شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لَا يُغَادِرُ سَقَمًا».

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2191

Shpjegimi

Sa herë që Profeti ﷺ vizitonte një të sëmurë, ai lutej për të duke thënë: "O Allah, largoje dhe zhduke sëmundjen e rëndë, o Zot i njerëzve, Krijuesi i tyre dhe Furnizuesi i tyre, dhe shëroje këtë të sëmurë, sepse Ti, i Lartësuar qofsh, je Shëruesi. Të lutem me emrin Tënd, Shëruesi. Nuk ka shërim që mund t’i ndodhë të sëmurit, përveç shërimit Tënd dhe mirëqenies Tënde, një shërim që nuk lë pas asnjë sëmundje dhe nuk mban asnjë lloj sëmundjeje tjetër.

Mësime nga hadithi

  1. Shëruesi (ar. esh Shafi) është Allahu i Madhëruar, ndërsa mjeku dhe ilaçi janë vetëm mjete që nuk sjellin as dobi e as dëm përveçse me lejen e Allahut."
  2. Vizita e të sëmurit është një nga të drejtat mes muslimanëve, dhe ajo është edhe më e theksuar kur bëhet fjalë për të afërmit.
  3. Nxitja e atyre që vizitojnë të sëmurin, që të bëjnë lutje për të me këtë lutje të bekuar profetike.
  4. Profeti ﷺ e praktikonte shërimin me rukje sheriatike, me Kuran dhe lutje të mira. Kur sëmurej, ai i bënte rukje vetes, po ashtu familjes së tij dhe të tjerëve që ankoheshin.
  5. Ibn Haxheri ka thënë: "Ka paqartësi në lutjen për shërimin e të sëmurit, edhe pse sëmundja është shlyerje për mëkatet dhe shkak shpërblimi, siç e vërtetojnë hadithet e shumta një gjë të tillë. Përgjigjja është: "Vetë lutja është adhurim dhe nuk bie ndesh me shpërblimin dhe shlyerjen e mëkateve, sepse këto fitohen në fillim të sëmundjes dhe përmes durimit ndaj saj. Ai që lutet është në një gjendje mes dy të mirave: ose e arrin qëllimin e tij, ose shpërblehet me ndonjë të mirë apo mbrojtje nga një e keqe. E gjithë kjo është nga mirësia e Allahut të Lartësuar."

Shfaq përkthimet

44 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية