1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”

عن عبد الله بن مسعود رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«إنَّ الرُّقَى والتَمائِمَ والتِّوَلَةَ شِرْكٌ».

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 3883

Shpjegimi

Profeti ﷺ sqaroi se veprimi i disa gjërave është shirk (idhujtari). Prej tyre theksoi:
1. Rukjet (yshtjet): fjalë përmes të cilave kërkonin shërim njerëzit e xhahilietit (periudhës para se të vinte Profeti), të cilat përmbanin shirk.
2. Hajmalitë prej rruazave dhe të ngjashme, të cilat u ngjiten fëmijëve, kafshëve dhe të tjerëve, për të shmangur mësyshin.
3. Tivele, e cila bëhet për ta bërë të dashur njërin bashkëshort për tjetrin.
Këto gjëra janë shirk, sepse është konsideruar diçka shkak (për shërim etj.), që nuk është shkak fetar, që vërtetohet me argument, e as shkak konkret, që vërtetohet me përvojë. Sa u përket shkaqeve fetare, si: leximi i Kuranit ose shkaqeve konkrete, siç janë barnat, që janë vërtetuar me përvojë (se janë të dobishme), ato lejohen, por duke besuar se janë shkaktare dhe se dobia dhe dëmi janë në Dorë të Allahut.

Mësime nga hadithi

  1. Mbrojtja e teuhidit dhe akides nga gjërat që e cenojnë atë.
  2. Është haram të përdoren rukjet shirkore, hajmalitë dhe tiveletë.
  3. Nëse njeriu ka bindje se këto tria janë shkaqe, atëherë një veprim i tillë është shirk i vogël, sepse i tilli e konsideroi shkak një gjë që nuk është shkak, ndërsa bindja se ato vetvetiu bëjnë dobi dhe dëm, është shirk i madh (që e nxjerr njeriun nga feja).
  4. Tërheqja e vërejtjes nga veprimi i shkaqeve shirkore dhe të ndaluara.
  5. Ndalimi i rukjeve dhe se ato janë shirk, përveç asaj që është legjitime (me Kuran dhe Sunet).
  6. Zemra duhet të lidhet vetëm me Allahun, sepse vetëm nga Ai, i Cili nuk ka ortak, vjen dëmi dhe dobia, kështu që askush nuk sjell të mira përveç Allahut dhe askush nuk e largon të keqen përveç Tij.
  7. Rukje e lejuar është ajo që përfshin tri kushte: 1. Të besojë se ajo është shkak dhe bën dobi vetëm me lejen e Allahut. 2. Të bazohet në Kuran, në emrat dhe cilësitë e Allahut, në lutjet profetike dhe në lutjet e ligjshme. 3. Të jetë në gjuhë të kuptueshme dhe të mos përmbajë fjalë të pakuptueshme dhe magji.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية