1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”

عن أبي هريرة قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«حَقٌّ عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ أَنْ يَغْتَسِلَ فِي كُلِّ سَبْعَةِ أَيَّامٍ يَوْمًا، يَغْسِلُ فِيهِ رَأْسَهُ وَجَسَدَهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 897

Shpjegimi

Në këtë hadith i Dërguari i Allahut ﷺ tregon se është obligim i përforcuar për çdo musliman, moshërritur e të mençur, që të lahet një herë në çdo shtatë ditë të javës dhe në këtë ditë të lajë kokën dhe trupin duke synuar kështu pastërtinë. Dita më parësore e këtyre ditëve është xhumaja, siç kuptohet nga disa transmetime. Gusli (larja e tërësishme trupit) në ditën e xhuma para namazit është një rekomandim i përforcuar, edhe nëse dikush lahet, bie fjala, të enjten. Ajo që dëshmon se një gjë e tillë nuk është obligim është thënia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Njerëzit i kryenin vetë punët e tyre, andaj në namazin e xhumasë vinin në gjendjen që ishin duke punuar. Prandaj, Profeti ﷺ u tha: “Sikur të laheshit!” E shënon Buhariu dhe në transmetimin tjetër të tij qëndron: “Ndonjëherë kundërmonin erë të pakëndshme.” Pra, erë djerse e të ngjashme dhe, megjithatë, atyre u tha: “Sikur të laheshit”, kështu që të tjerëve pos tyre më parësore është t'u thuhet diçka e tillë.

Mësime nga hadithi

  1. Interesimi dhe kujdesi që Islami i ka kushtuar pastrimit dhe pastërtisë.
  2. Gusli në ditën e xhuma për namaz është një veprim me rekomandim të përforcuar.
  3. Meqë u përmend edhe koka, ndonëse kur të përmendet trupi e përfshin edhe kokën, kjo tregon rëndësinë që duhet t'i kushtohet asaj gjatë larjes.
  4. Gusli është obligim për këdo që kundërmon aromë të pakëndshme, që i bezdis muslimanët.
  5. Dita që ëshë më mirë të bëhet gusli është dita e xhuma, për shkak të vlerës së saj.

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية