عَنْ مَيْمُونَةُ أُمِّ المؤمِنينَ رضي الله عنها قَالتْ:
وَضَعْتُ لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ غُسْلًا، فَسَتَرْتُهُ بِثَوْبٍ، وَصَبَّ عَلَى يَدَيْهِ، فَغَسَلَهُمَا، ثُمَّ صَبَّ بِيَمِينِهِ عَلَى شِمَالِهِ، فَغَسَلَ فَرْجَهُ، فَضَرَبَ بِيَدِهِ الأَرْضَ، فَمَسَحَهَا، ثُمَّ غَسَلَهَا، فَمَضْمَضَ وَاسْتَنْشَقَ، وَغَسَلَ وَجْهَهُ وَذِرَاعَيْهِ، ثُمَّ صَبَّ عَلَى رَأْسِهِ وَأَفَاضَ عَلَى جَسَدِهِ، ثُمَّ تَنَحَّى، فَغَسَلَ قَدَمَيْهِ، فَنَاوَلْتُهُ ثَوْبًا فَلَمْ يَأْخُذْهُ، فَانْطَلَقَ وَهُوَ يَنْفُضُ يَدَيْهِ.

Mejmuneja, nëna e besimtarëve, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 276

Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Mejmuneja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për mënyrën se si Profeti ﷺ lahej nga xhunubllëku dhe se ajo vendosi për të ujë që ai të lahej tërësisht dhe e mbuloi atë me një perde, e sakaq Profeti ﷺ veproi si më poshtë:
Së pari: Profeti ﷺ hodhi ujë në duart e tij dhe i lau ato para se t'i fuste në enë.
Së dyti: ai me dorën e djathtë, hodhi ujë në dorën e majtë dhe e lau organin gjenital, duke e pastruar atë nga çdo gjurmë papastërtie.
Së treti: ai e preku tokën me dorë, e fshiu, pastaj e lau për të hequr papastërtinë prej saj.
Së katërti: e shpëlau gojën duke futur ujë në të dhe duke e lëvizur e rrotulluar, pastaj duke e hedhur ujin jashtë, si dhe e shpëlau hundën duke futur ujë në të, pastaj duke e nxjerrë për ta pastruar.
Së pesti: lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat.
Së gjashti: hodhi ujë në kokë.
Së shtati: hodhi ujë mbi pjesën tjetër të trupit.
Së teti: lëvizi nga vendi i tij (në të cilin po lahej) dhe i lau këmbët në një vend tjetër, ku nuk i kishte larë më parë.
Pastaj ajo i solli një leckë, për t'u tharë me të, por ai nuk e mori dhe filloi ta fshinte e ta shkundte ujin nga trupi me dorën e vet.

Mësime nga hadithi

  1. Interesimi i grave të Profetit ﷺ për t'i përshkruar detajet më të vogla të jetës së tij, për të mësuar kështu umetin.
  2. Kjo mënyrë e larjes është një nga format që janë vërtetuar nga Profeti ﷺ në lidhje me larjen e plotë nga xhunubllëku. Sa i përket mënyrës së larjes që është e mjaftueshme, ajo përmbushet thjesht me larjen e tërë trupit dhe shpëlarjen e gojës dhe të hundës.
  3. Tharja e trupit me leckë (peshqir) ose lënia e tij pas larjes ose marrjes së abdesit (në atë gjendje, pa e tharë) është e lejuar.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية