1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Mos hyni në vendbanimet e atyre që i kanë bërë zullum vetes (gjë për të cilën u dënuan), përveçse duke qarë

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عُمَرَ رَضيَ اللهُ عنهُما قَالَ: مَرَرْنَا مَعَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى الْحِجْرِ، فَقَالَ لَنَا رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا تَدْخُلُوا مَسَاكِنَ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ، إِلَّا أَنْ تَكُونُوا بَاكِينَ؛ حَذَرًا أَنْ يُصِيبَكُمْ مِثْلُ مَا أَصَابَهُمْ» ثُمَّ زَجَرَ فَأَسْرَعَ حَتَّى خَلَّفَهَا.

Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kaluam me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Hixhri (vendbanimi i themudëve) dhe në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ na tha:
“Mos hyni në vendbanimet e atyre që i kanë bërë zullum vetes (gjë për të cilën u dënuan), përveçse duke qarë, nga droja që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.” Pastaj i mësyu kafshës dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2980

Shpjegimi

Kur kaloi pranë vendbanimit të themudëve, Profeti ﷺ ndaloi hyrjen në banesat e atyre njerëzve të ndëshkuar që i kishin bërë padrejtësi vetes, ose vizitimin e tyre, përveç nëse ai që hyn është duke qarë dhe duke medituar për fatin e tyre, nga frika se mos i njëjti ndëshkim që i goditi ata mund ta godasë edhe atë. Pastaj i grahu devesë dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.

Mësime nga hadithi

  1. Meditimi mbi gjendjen e atyre që Allahu i Lartësuar i shkatërroi, ruajtja nga ajo në të cilën ranë ata dhe ruajtja nga shkujdesja ndaj përsiatjes së ajeteve dhe shenjave të Allahut.
  2. Nuk duhet banuar në vendbanimet e këtyre njerëzve të ndëshkuar pas tyre dhe as të merren si vendbanim, sepse një banor i përhershëm nuk mund të qëndrojë vazhdimisht duke qarë, ndërsa hyrja në këto vende është ndaluar, përveç nëse bëhet në këtë gjendje.
  3. Neveviu ka thënë: "Kjo na nxitë të jemi vigjilentë gjatë kalimit pranë vendbanimit të të padrejtëve dhe vendeve të ndëshkimit, ngjashëm me nxitimin gjatë kalimit nëpër luginën e Muhasirit, ku u shkatërruan ushtarët e elefantit. Prandaj, njeriu duhet të jetë vigjilent, i frikësuar, duke qarë dhe duke medituar mbi fatin e tyre, duke kërkuar mbrojtje tek Allahu nga një përfundim i tillë.
  4. Ndalimi dhe paralajmërimi vlejnë për vendbanimin e themudëve dhe për të ngjashmit me ta nga të gjithë popujt që u goditën me ndëshkim.
  5. Ndalimi i përdorimit të vendeve dhe zonave të tilla për turizëm, argëtim ose qëllime të ngjashme.

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية