1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”

عَن أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَا بَالُ أَقْوَامٍ يَرْفَعُونَ أَبْصَارَهُمْ إِلَى السَّمَاءِ فِي صَلاَتِهِمْ»، فَاشْتَدَّ قَوْلُهُ فِي ذَلِكَ، حَتَّى قَالَ: «لَيَنْتَهُنَّ عَنْ ذَلِكَ أَوْ لَتُخْطَفَنَّ أَبْصَارُهُمْ».

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 750

Shpjegimi

Profeti ﷺ i paralajmëroi ata që i ngrenë sytë kah qielli gjatë namazit, qoftë gjatë lutjes apo në raste të tjera. Qortimi i tij u bë edhe më i ashpër dhe ai ﷺ i kërcënoi se shikimi i tyre mund t’u merret me shpejtësi, deri në atë pikë sa të mos e kuptojnë fare, derisa ta kenë humbur dhuntinë e të parit.

Mësime nga hadithi

  1. Metoda e përsosur e Profetit ﷺ në thirrjen islame dhe sqarimin e së vërtetës, pasi ai nuk e zbuloi personin që kishte gabuar, sepse qëllimi ishte sqarimi i së vërtetës, gjë që ishte arritur, gjithashtu, ai e mbuloi atë që kishte gabuar dhe kështu e bëri mesazhin më të pranueshëm.
  2. Ndalim i prerë dhe paralajmërim i ashpër për ata që i ngrenë sytë kah qielli gjatë namazit.
  3. Në librin "Aun el Mabud" është thënë: "Arsyeja e kësaj është se ngritja e syve kah qielli e largon njeriun nga drejtimi i duhur i Kiblës, duke e shpërqendruar prej saj dhe prej qëndrimit të saktë në namaz."
  4. Ngritja e syve bie ndesh me përulësinë në namaz.
  5. Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit dhe se ai që falet duhet të tregojë nderim të plotë dhe edukatë të duhur ndaj Allahut të Lartësuar.

Shfaq përkthimet

39 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية