1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المؤمنين رضي الله عنها:
أَنَّ أُمَّ سَلَمَةَ ذَكَرَتْ لِرَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَنِيسَةً رَأَتْهَا بِأَرْضِ الْحَبَشَةِ، يُقَالُ لَهَا مَارِيَةُ، فَذَكَرَتْ لَهُ مَا رَأَتْ فِيهَا مِنَ الصُّوَرِ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أُولَئِكَ قَوْمٌ إِذَا مَاتَ فِيهِمُ الْعَبْدُ الصَّالِحُ، أَوِ الرَّجُلُ الصَّالِحُ، بَنَوْا عَلَى قَبْرِهِ مَسْجِدًا، وَصَوَّرُوا فِيهِ تِلْكَ الصُّوَرَ، أُولَئِكَ شِرَارُ الْخَلْقِ عِنْدَ اللهِ».

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 434

Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tregoi Profetit ﷺ në mënyrë të çuditshme se, kur ishte në Abisini, kishte parë një kishë, të cilën e quanin Maria, ku kishte piktura (frymorësh), dekorime dhe portrete. Profeti ﷺ sqaroi shkaqet e vendosjes së këtyre pikturave, e në atë rast tha: "Ata njerëz që po i përmend, kur u vdes ndonjë burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore, ku falen dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla." Si dhe sqaroi se ai që e bën këtë është krijesa më e keqe tek Allahu i Lartësuar, sepse veprimi i tij shpie në shirk (idhujtari).

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i ndërtimit të xhamive mbi varre, falja e namazit tek ato ose varrosja e të vdekurve në xhami; duke ia mbyllur kështu shtigjet shirkut (idhujtarisë).
  2. Ndërtimi i xhamive mbi varre dhe vendosja e pikturave (me imazhe frymorësh) në to është vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve dhe kushdo që e bën këtë u shëmbëllen atyre.
  3. Ndalimi i vendosjes së pikturave me qenie të gjalla.
  4. Kushdo që ndërton një xhami mbi një varr dhe vizaton brenda saj piktura (frymorësh), ai është ndër krijesat më të këqija tek Allahu i Lartësuar.
  5. Mbrojtja që feja ua bën aspekteve të teuhidit (monoteizmit) është mbrojtje e plotë, ngaqë i mbylli të gjitha rrugët që mund të çojnë në shirk (idhujtari).
  6. Ndalimi i teprimit në raport me njerëzit e devotshëm, sepse është shkak për të rënë në shirk (idhujtari).

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية