1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«أَسْرِعُوا بِالْجِنَازَةِ، فَإِنْ تَكُ صَالِحَةً فَخَيْرٌ تُقَدِّمُونَهَا، وَإِنْ يَكُ سِوَى ذَلِكَ، فَشَرٌّ تَضَعُونَهُ عَنْ رِقَابِكُمْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1315

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që të nxitohet në përgatitjen e xhenazes, faljen e namazit të saj dhe varrosjen e saj. Nëse i ndjeri është vepërmirë, atëherë është një e mirë që po e çoni drejt mirësisë së varrit. Nëse është ndryshe, atëherë është një barrë e keqe, që po e hiqni nga supet tuaja.

Mësime nga hadithi

  1. Ibn Haxheri ka thënë: "Pëlqehet të nxitohet, por në një mënyrë që të mos çojë në shpejtim të tepruar, i cili mund t'i shkaktojë dëm të ndjerit ose vështirësi atyre që e mbajnë apo e shoqërojnë xhenazen."
  2. Nxitimi kushtëzohet me faktin që vdekja të mos ketë qenë e papritur, kur ekziston frika se mund të jetë vetëm humbje e vetëdijes; në raste të tilla, varrosja duhet të shtyhet derisa të vërtetohet vdekja. Gjithashtu, një vonesë e shkurtër lejohet për një arsye të vlefshme, siç është mundësimi që më shumë njerëz të marrin pjesë në namazin e xhenazes ose pritja e mbërritjes së të afërmve, me kusht që të mos ketë frikë nga prishja e trupit.
  3. Nxitimi i xhenazes është në dobi të të ndjerit nëse ai është prej atyre që do të jetë i lumtur , ose në dobi të atyre që e përcjellin, nëse ai është prej atyre që janë të mjerë.
  4. Neveviu ka thënë: "Nga ky hadith kuptohet se duhet lënë shoqëria e njerëzve të kotë dhe atyre që nuk janë të devotshëm."

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية