1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«أَلاَ أُحَدِّثُكُمْ حَدِيثًا عَنِ الدَّجَّالِ، مَا حَدَّثَ بِهِ نَبِيٌّ قَوْمَهُ؟ إِنَّهُ أَعْوَرُ، وَإِنَّهُ يَجِيءُ مَعَهُ بِمِثَالِ الجَنَّةِ وَالنَّارِ، فَالَّتِي يَقُولُ إِنَّهَا الجَنَّةُ هِيَ النَّارُ، وَإِنِّي أُنْذِرُكُمْ كَمَا أَنْذَرَ بِهِ نُوحٌ قَوْمَهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit. Ajo, për të cilën thotë se është Xheneti, në realitet është Zjarri. Po ju paralajmëroj për të (Dexhalin) ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3338

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith u tregoi shokëve të tij për Dexhalin, karakteristikat dhe shenjat e tij, gjëra që asnjë pejgamber para tij nuk i kishte treguar. Ndër këto gjëra janë:
Ai është i verbër në njërin sy.
Allahu do t'ia mundësojë që të ketë me vete diçka që i ngjason xhenetit dhe zjarrit, sipas asaj që shihet me sy.
Por, xheneti i tij është zjarr dhe zjarri i tij është xhenet. Kushdo që i bindet, do ta fusë në këtë xhenet, sipas asaj që shohin njerëzit, por ai në fakt është zjarr i përcëllues, sikundër që, kushdo që nuk i bindet, do të futet në zjarr, sipas asaj që shohin njerëzit, por, në fakt, është xhenet i këndshëm. Pastaj Profeti ﷺ na tërhoqi vërejtjen nga sprova e Dexhalit, ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.

Mësime nga hadithi

  1. Sprova e Dexhalit është e madhe.
  2. Shpëtimi nga sprova e Dexhalit arrihet me besim të sinqertë, duke iu drejtuar Allahut të Lartësuar, duke kërkuar mbrojtjen e Allahut kundër tij në teshehudin e fundit (në namaz) dhe duke i mësuar përmendësh dhjetë ajete nga fillimi i sures Kehf.
  3. Interesimi dhe kujdesi i madh i Profetit ﷺ për umetin e tij duke u sqaruar muslimanëve karakteristika të Dexhalit, që asnjë pejgamber para tij nuk i kishte sqaruar.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية