1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë sprova si copëzat e natës së errët

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«بَادِرُوا بِالْأَعْمَالِ فِتَنًا كَقِطَعِ اللَّيْلِ الْمُظْلِمِ، يُصْبِحُ الرَّجُلُ مُؤْمِنًا وَيُمْسِي كَافِرًا، أَوْ يُمْسِي مُؤْمِنًا وَيُصْبِحُ كَافِرًا، يَبِيعُ دِينَهُ بِعَرَضٍ مِنَ الدُّنْيَا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë sprova si copëzat e natës së errët, në atë kohë njeriu do të gdhihet besimtar, e do të ngryset jobesimtar, ose do të ngryset besimtar e do të gdhihet jobesimtar: e shet fenë për një interes të dynjasë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 118

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e nxit besimtarin që të shpejtojë dhe të bëjë sa më shumë vepra të mira para se ato të bëhen të pamundura për shkak të preokupimit me shfaqjen e sprovave dhe dyshimeve që e pengojnë besimtarin nga kryerja e punëve të mira. Këto sprova janë si errësira e natës, në të cilën e vërteta përzihet me të kotën dhe për rrjedhojë bëhet e vështirë për njerëzit të bëjnë dallimin mes tyre. Ato janë aq të rënda saqë njeriu çoroditet deri në atë pikë sa në mëngjes është besimtar e në mbrëmje bëhet jobesimtar, si dhe në mbrëmje është besimtar, ndërsa në mëngjes bëhet jobesimtar, duke e braktisur fenë e tij për shkak të kënaqësive kalimtare të kësaj dynjaje.

Mësime nga hadithi

  1. Është e obligueshme të kapemi fort pas fesë dhe të shpejtojmë të bëjmë vepra të mira para se të na dalin pengesa.
  2. Vënia në pah se sprovat devijuese do të jenë të njëpasnjëshme në fund të kohës (para Kiametit): sa herë që zhduket një sprovë, pason një tjetër.
  3. Nëse fetaria e një personi është e dobët dhe ai heq dorë nga ajo në këmbim të çështjeve të kësaj dynjaje, si pasuria ose gjëra të tjera, atëherë kjo konsiderohet si shkak i devijimit të tij, braktisjes së fesë dhe përfshirjes në sprova.
  4. Ky hadith është argument se veprat e mira janë shkak për të shpëtuar nga sprovat.
  5. Sprovat ndahen në dy lloje: sprovat e dyshimeve, ilaçi i të cilave është dituria, dhe sprovat e epsheve, ilaçi i të cilave është imani (besimi) dhe durimi.
  6. Hadithi tregon se kush është punëpakë, sprova do ta zërë më shpejt, e kush është punëshumë, nuk duhet të mashtrohet nga ajo, por, përkundrazi, të shtojë punët e mira.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية