1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Sireja dhe historia

Hadithi Unë dhe Profeti (paqja qoftë mbi të!) laheshim në të njëjtën enë, ndërkohë që ishim të dy xhunubë. Kur isha me cikël, ai më urdhëronte të vishesha nga brezi e poshtë dhe mandej ai flinte me mua

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤمنينَ رضي الله عنها قَالَتْ:
كُنْتُ أَغْتَسِلُ أَنَا وَالنَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِنْ إِنَاءٍ وَاحِدٍ كِلاَنَا جُنُبٌ، وَكَانَ يَأْمُرُنِي، فَأَتَّزِرُ، فَيُبَاشِرُنِي وَأَنَا حَائِضٌ، وَكَانَ يُخْرِجُ رَأْسَهُ إِلَيَّ وَهُوَ مُعْتَكِفٌ فَأَغْسِلُهُ وَأَنَا حَائِضٌ.

Nga nëna e besimtarëve, Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë:
"Unë dhe Profeti (paqja qoftë mbi të!) laheshim në të njëjtën enë, ndërkohë që ishim të dy xhunubë. Kur isha me cikël, ai më urdhëronte të vishesha nga brezi e poshtë dhe mandej ai flinte me mua Ai e nxirrte kokën në kohën që ishte në itikaf dhe unë ia laja, ndërkohë që isha me cikël.

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 299

Shpjegimi

Nëna e besmitarëve, Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar disa momente intime të saj me Profetin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndër të cilat ishin se ajo dhe Profeti (paqja qoftë mbi të!) laheshin në një enë të vetme kur ishin xhunubë dhe merrnin ujë nga ena të dy bashkë. Dhe se kur Profeti (paqja qoftë mbi të!) donte t'i afrohej asaj në kohën që ajo ishte me cikël, e urdhëronte të mbulonte trupin e saj nga kërthiza gjer te gjunjët dhe i afrohej asaj, por pa kryer marrëdhënie intime. Ai (paqja qoftë mbi të!), gjithashtu, gjatë kohës që ishte në itikaf e nxirrte kokën te dhoma e Aishes dhe ajo ia lante kokën, ndërkohë që ishte me cikël.

Mësime nga hadithi

  1. Lejimi i larjes së bashkëshortëve me ujin e enës së njëjtë.
  2. Lejohet afrimi intim me gruan gjatë menstruacioneve përveç organeve intime dhe trupi i saj konsiderohet i pastër.
  3. Është e pëlqyeshme që gruaja me të përmuajshme të mbulojë trupin nga brezi deri te gjunjët gjatë afrimit intim me burrin.
  4. Marrja e shkaqeve përkatëse që e pengojnë njeriun nga rënia në haram.
  5. Ndalimi i qëndrimit të femrës me cikël në xhami.
  6. Lejimi i prekjes së femrës me cikël gjërat e freskëta apo të thata si dhe larja apo krehja e flokëve të dikujt.
  7. Mirësjellja e Profetit (paqja qoftë mbi të!) me familjen e tij.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية