1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ صَامَ يَوْمًا فِي سَبِيلِ اللهِ بَاعَدَ اللهُ وَجْهَهُ عَنِ النَّارِ سَبْعِينَ خَرِيفًا».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1153

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kush agjëron një ditë në xhihad (dhe është thënë: në xhihad apo edhe jashtë tij) sinqerisht për hir të Allahut, duke kërkuar shpërblim dhe mirësi prej Tij, atëherë, me mirësinë e Tij, Allahu do ta largojë atë nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet.

Mësime nga hadithi

  1. Neveviu ka thënë: "Vlera e agjërimit në rrugë të Allahut, vlen për atë që nuk dëmtohet nga agjërimi, nuk neglizhon ndonjë të drejtë për shkak të tij dhe nuk pengohet në luftim apo në përmbushjen e detyrave të luftës së tij."
  2. Nxitja dhe motivimi për agjërimin vullnetar.
  3. Është obligim që agjërimi të bëhet sinqerisht për hir të Allahut dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij, e jo për syefaqësi, përfitim të reputacionit të mirë apo ndonjë qëllim tjetër.
  4. Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ "në rrugë të Allahut - fi sebilil-lah", mund të nënkuptojë thjesht të pasurit një qëllim të sinqertë (duke e bërë veprën vetëm për Të), ose se agjërimin e ka bërë ndërkohë që ka qenë luftëtar në betejë. Kuptimi i dytë është ai më i qarti."
  5. Ibën Haxheri ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ shtatëdhjetë vjeshta" i referohet vjeshtës si një periudhë e caktuar e vitit, por këtu nënkupton vitin. Vjeshta është përmendur në vend të stinëve të tjera: verës, dimrit dhe pranverës; sepse ajo është stina më e frytshme, ngase është koha kur mblidhen frutat."

Shfaq përkthimet

47 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية