1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”

عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ».

Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1098

Shpjegimi

Profeti, ﷺ në këtë hadith, ka treguar se njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin, pasi ta kenë vërtetuar perëndimin e diellit, duke iu përmbajtur kështu Sunetit dhe pa e kaluar kufirin e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Neveviu ka thënë: "Në këtë hadith kemi nxitje për të shpejtuar iftarin, pasi të jetë vërtetuar perëndimi i diellit. Kuptimi i tij është se çështjet e umetit (muslimanëve) do të qëndrojnë të rregullta dhe ata do të jenë në gjendje të mirë, përderisa ta zbatojnë këtë sunet. Nëse e vonojnë, kjo do të jetë shenjë e prishjes, në të cilën mund të bien."
  2. Mirësia do të vazhdojë të jetë ndërmjet njerëzve për shkak të pasimit të Sunetit, ndërsa prishja e çështjeve është e lidhur me devijimin nga Suneti.
  3. Kundërshtimi i itharëve të Librit dhe i bidatçinjve, të cilët e vonojnë iftarin.
  4. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo shpjegon shkakun ligjor në këtë kuadër." Muhelebi ka thënë: "Arsyeja pas kësaj është që të sigurohet që dita nuk do të zgjatet në dëm të natës, dhe sepse është më e përshtatshme për agjëruesin dhe i siguron atij më shumë forcë për adhurim. Dijetarët janë pajtuar se kjo vlen kur perëndimi i diellit është vërtetuar me shikim ose me dëshminë e dy dëshmitarëve të drejtë, dhe gjithashtu me dëshminë e një dëshmitari të drejtë, sipas mendimit më të saktë."
  5. Ibn Haxheri ka thënë: "Vërejtje: Ndër bidatet e këqija që janë shfaqur në këtë kohë është ezani i dytë, që bëhet rreth një të tretës së orës para agimit gjatë Ramazanit, dhe fikja e fanarëve, që shërbejnë si shenjë për ndalimin e ngrënies dhe pirjes për ata që kanë qëllim të agjërojnë. Ata që e sollën këtë e pretenduan si masë për kujdes në adhurim, por vetëm disa njerëz dinë për të. Kjo i ka çuar deri aty sa të mos e thirrin ezanin për namaz, derisa pas perëndimit të diellit, duke supozuar kështu për ta zgjatur kohën. Si pasojë, ata e vonuan iftarin dhe e shpejtuan syfyrin, duke kundërshtuar kështu Sunetin. Si rezultat, e mira ndër ta është pakësuar dhe e keqja është shtuar. Vetëm Allahut i kërkohet ndihmë!"

Shfaq përkthimet

48 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية