1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ:
أَوْصَانِي خَلِيلِي صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِثَلاَثٍ: صِيَامِ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ مِنْ كُلِّ شَهْرٍ، وَرَكْعَتَيِ الضُّحَى، وَأَنْ أُوتِرَ قَبْلَ أَنْ أَنَامَ.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
"I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1981

Shpjegimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i dashuri dhe shoku i tij, Profeti ﷺ, e këshilloi dhe i la amanet tri gjëra:
E para: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji (hënor).
E dyta: Faljen e dy rekateve të namazit të duhasë çdo ditë.
E treta: Falja e vitrit para gjumit, për atë i cili frikësohet se nuk mund të zgjohet në fund të natës.

Mësime nga hadithi

  1. Meqë këshillat e porositë e Profetit ﷺ drejtuar sahabëve ishin të ndryshme, kjo bazohej në dijen e tij ﷺ mbi gjendjet dhe rrethanat e sahabëve dhe në atë që i përshtatej secilit prej tyre. Për të fortin ishte i përshtatshëm xhihadi, për adhuruesin ishte i përshtatshëm adhurimi, për dijetarin ishte e përshtatshme dija, e kështu me radhë.
  2. Ibën Haxher Askalaniu, rreth fjalës profetike: "Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji", shprehet: "Në aspektin e jashtëm, duket se për qëllim janë tri ditët e bardha, të cilat janë: dita e trembëdhjetë, e katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë e muajit hixhri (hënor)."
  3. Ibën Haxher Askalaniu ka thënë: "Nga ky hadith përfitojmë se është e preferuar falja e vitrit para gjumit. Kjo vlen për atë që nuk është i sigurt se do të zgjohet."
  4. Rëndësia e këtyre tri veprave qëndron në faktin se Profeti ﷺ i ka këshilluar disa prej sahabëve të tij me to.
  5. Ibën Dekik Idi, rreth fjalës profetike: "... faljen e dy rekateve të duhasë," është shprehur: "Ndoshta e ka përmendur minimumin që mjafton për të përmbushur kryerjen e saj. Gjithashtu kjo tregon se falja e namazit të duhasë është e pëlqyer, dhe se më e pakta për këtë është dy rekate."
  6. Koha e namazit të duhasë fillon rreth një çerek ore pas lindjes së diellit dhe zgjat afërsisht dhjetë minuta para namazit të drekës. Sa i përket numrit të rekateve, minimumi i tyre është dy rekate, ndërsa për maksimumin ka mendime të ndryshme: disa thonë se janë tetë rekate, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka kufi për numrin maksimal.
  7. Koha e vitrit fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri në agim. Minimumi i tij është një rekat, ndërsa maksimumi njëmbëdhjetë rekate.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية