1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا تَقَدَّمُوا رَمَضَانَ بِصَوْمِ يَوْمٍ وَلَا يَوْمَيْنِ إِلَّا رَجُلٌ كَانَ يَصُومُ صَوْمًا فَلْيَصُمْهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1082

Shpjegimi

Profeti ﷺ ua ndaloi muslimanëve të agjërojnë një ose dy ditë para Ramazanit, me qëllimin që të jenë më të sigurt se mos ndoshta Ramazani ka hyrë, sepse obligimi i agjërimit të Ramazanit bazohet në shikimin e hënës së re dhe nuk ka nevojë për teprim apo ngarkesë të panevojshme. Megjithatë, nëse dikush ka një agjërim të zakonshëm, siç është agjërimi një ditë duke qenë agjërueshëm, e ditën tjetër jo, (si agjërimi i Davudit) ose agjërimi të hënave dhe të enjteve, dhe një prej këtyre ditëve përkon me këtë kohë (pra, një ose dy ditë para Ramazanit), atëherë ai lejohet të agjërojë. Kjo nuk konsiderohet si parapërgatitje për Ramazan. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimet obligative, si kompensimi i ditëve të humbura apo përmbushja e një betimi (pra, lejohen).

Mësime nga hadithi

  1. Teprimi është i ndaluar, dhe adhurimi duhet të kryhet ashtu siç është ligjësuar, pa shtim dhe pa cungim.
  2. Një pjesë e urtësisë pas kësaj - dhe Allahu e di më së miri - është që të bëhet dallimi mes adhurimeve obligative dhe atyre vullnetare, që besimtari të përgatitet për të pritur Ramazanin me energji dhe dëshirë, dhe që agjërimi të jetë shenja dalluese e atij muaji të begatë dhe të veçantë.

Shfaq përkthimet

47 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية