عن أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«تَسَحَّرُوا، فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً».

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1923

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka inkurajuar ngrënien e syfyrit, që është ushqimi në pjesën e fundit të natës si përgatitje për agjërimin (gjatë ditës), sepse ai përmban bereqet, domethënë shumë mirësi në shpërblim dhe sevape, zgjim në pjesën e fundit të natës për lutje, forcim për agjërim, energji për ta përballuar atë dhe lehtësim të vështirësisë së tij.

Mësime nga hadithi

  1. Ngrënia e syfyrit është e preferuar dhe është jetësim i urdhrit (të rekomanduar) fetar për ta vepruar.
  2. Ibën Haxheri ka thënë në “Fet'hul Bari”: “Bereqeti në syfyr arrihet në shumë mënyra: duke ndjekur Sunetin, duke u dalluar nga ehli kitabi (hebrenjtë dhe të krishterët), duke fituar forcë për adhurim, duke shtuar energjinë, duke larguar sjelljet e këqija, që mund t’i shkaktojë uria, duke dhënë mundësi për bamirësi ndaj atyre që kërkojnë apo që bashkohen në ushqim, duke nxitur përmendjen e Allahut (dhikrin) dhe lutjen në një kohë kur pritet pranimi i tyre, si dhe duke dhënë mundësinë për të korrigjuar nijetin për agjërim për ata që mund ta kenë harruar para gjumit.”
  3. Metoda e mirë mësimore e Profetit ﷺ, e cila shfaqet në bashkimin e dispozitës me arsyen përkatëse, për ta qetësuar dëgjuesin dhe për ta bërë të njohur madhështinë e fesë.
  4. Ibën Haxheri ka thënë: "Syfyri plotësohet edhe me sasinë më të vogël të ushqimit apo pijes që njeriu konsumon."

Shfaq përkthimet

47 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية