1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ:
فَرَضَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ زَكَاةَ الفِطْرِ صَاعًا مِنْ تَمْرٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ، عَلَى العَبْدِ وَالحُرِّ، وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى، وَالصَّغِيرِ وَالكَبِيرِ مِنَ المُسْلِمِينَ، وَأَمَرَ بِهَا أَنْ تُؤَدَّى قَبْلَ خُرُوجِ النَّاسِ إِلَى الصَّلاَةِ.

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:
“I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1503

Shpjegimi

Profeti ﷺ e bëri obligim sadakanë e fitrit pas Ramazanit. Sasia e tij është një saë, që i barazohet katër muddëve në peshë. Një mudd është sa dy grushte të mbushura të një personi mesatar me hurma apo elb, dhe është obligim për çdo musliman, qofshin të lirë apo robër, meshkuj apo femra, të vegjël apo të rritur. Kjo vlen për atë që ka mjaftueshëm mbi nevojat e ditës dhe natës për veten dhe për ata që përkujdeset. Profeti ﷺ urdhëroi që kjo të jepet para se njerëzit të dalin për faljen e namazit të Bajramit.

Mësime nga hadithi

  1. Sadakaja e fitrit në Ramazan duhet të jepet në emër të të vegjëlve dhe të mëdhenjve, të lirëve dhe robërve. Ajo i besohet kujdestarit dhe zotërisë (pronarit). Burri duhet ta japë atë në emër të vet, fëmijëve të tij dhe atyre që është i obliguar t’i furnizojë.
  2. Nuk është obligim të jepet sadakaja e fitrit në emër të fetusit (foshnjës në bark), por është e preferuar.
  3. Sqarimi i asaj që duhet të jepet si sadaka e fitrit dhe se ajo është nga ushqimi bazë i zakonshëm i njerëzve.
  4. Është obligim që të jepet para namazit të Bajramit, më së miri në mëngjesin e ditës së Bajramit, dhe është e lejuar që të jepet një apo dy ditë para Bajramit.

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية