1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”

عن أبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا يَحِلُّ لِامْرَأَةٍ مُسْلِمَةٍ تُسَافِرُ مَسِيرَةَ لَيْلَةٍ إِلَّا وَمَعَهَا رَجُلٌ ذُو حُرْمَةٍ مِنْهَا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1339

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka sqaruar se nuk lejohet që një grua muslimane të udhëtojë një distancë prej një nate, përveçse nëse shoqërohet nga një burrë prej mahremëve të saj.

Mësime nga hadithi

  1. Ibn Haxheri ka thënë: “Ndalohet që një grua të udhëtojë pa mahrem, dhe kjo është me konsensus, përveç në rastet e Haxhit, Umres dhe largimit nga vendi i shirkut (idhujtarisë). Megjithatë, disa dijetarë e kanë vënë këtë si kusht për kryerjen e Haxhit.”
  2. Përsosmëria e sheriatit islam dhe kujdesi i tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e gruas.
  3. Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit kërkon dorëzim ndaj ligjit të Allahut dhe qëndrueshmëri në kufijtë e Tij.
  4. Mahremi i një gruaje është burri i saj ose dikush që është përgjithmonë i ndaluar të martohet me të për shkak të lidhjes së gjakut, gjidhënies ose lidhjes martesore. Ai duhet të jetë musliman, moshërritur, mendërisht i shëndoshë, i besueshëm dhe i sigurt, pasi qëllimi i mahremit është ta mbrojë dhe ruajë gruan dhe të kujdeset për nevojat e saj.
  5. Bejhekiu ka thënë lidhur me hadithet e transmetuara që flasin për kohëzgjatjen e udhëtimit, për të cilin një gruaje nuk i lejohet të udhëtojë përveçse me mahrem: “Përmbledhtazi, çdo gjë që quhet udhëtim, një gruaje i ndalohet ta bëjë atë pa bashkëshort ose mahrem, qoftë ai tre ditë, dy ditë, një ditë, një berid (njësi matëse e distancës), apo çfarëdo tjetër, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të transmetimit të Ibn Abasit, i cili është i fundit prej transmetimeve të Muslimt më parë: "... gruaja të mos udhëtojë pa mahrem." Kjo vlen për çdo gjë që quhet udhëtim.” Fund i citatit. Ky hadith ishte sipas gjendjes së pyetësit dhe vendit të tij.

Shfaq përkthimet

47 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية