1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ نَسِيَ وَهُوَ صَائِمٌ، فَأَكَلَ أَوْ شَرِبَ، فَلْيُتِمَّ صَوْمَهُ، فَإِنَّمَا أَطْعَمَهُ اللهُ وَسَقَاهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1155

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kushdo që ha ose pi pa qëllim (nga harresa) gjatë agjërimit, qoftë ai agjërim obligativ apo vullnetar, duhet ta plotësojë agjërimin dhe të mos e ndërpresë atë, sepse nuk e kishte për qëllim ta prishte agjërimin; përkundrazi, ai është furnizim që Allahu ia ka dhënë. Pra, Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlefshmëria e agjërimit të atij që ha ose pi nga harresa.
  2. Kushdo që ha ose pi nga harresa nuk bart mëkat, sepse ai nuk e bën këtë me dëshirën e tij.
  3. Butësia e Allahut ndaj robërve të Tij dhe mënyra se si Ai ua lehtëson çështjet atyre dhe ua largon vështirësitë e pengesat.
  4. Agjëruesi nuk e prish agjërimin me asnjë nga gjërat që e prishin atë, përveçse nëse plotësohen tre kushte: 1. Të jetë i vetëdijshëm; nëse është i paditur (i painformuar), agjërimi nuk i prishet. 2. Të kujtojë; nëse është harrestar, agjërimi i tij është i vlefshëm dhe nuk ka nevojë ta kompensojë. 3. Të jetë me dëshirë dhe jo i detyruar, që do të thotë ta marrë gjënë që e prish agjërimin me vullnetin e tij.

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية